Filipçe: Pushteti për një vit e gjysmë nuk i ka përmbushur premtimet ndaj qytetarëve
- Pyetja e vërtetë që duhet të përgjigjet dhe analizohet është se Qeveria për një vit e gjysmë nuk ka përmbushur edhe asnjë kategori qytetarësh nuk është e kënaqur dhe nuk ndjejnë kurrfarë politika nga kjo Qeveri, ndërsa sa i përket mandatit tim, thashë se së shpejti do të ketë ndryshime kadrovike në udhëheqje, deklaroi kryetari i LSDM-së, i pyetur për një koment për deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se pse po kërkon përgjegjësi prej tij, e jo nga vetja.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:23, 27 tetor, 2025
Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) - Pyetja e vërtetë që duhet të përgjigjet dhe analizohet është se Qeveria për një vit e gjysmë nuk ka përmbushur edhe asnjë kategori qytetarësh nuk është e kënaqur dhe nuk ndjejnë kurrfarë politika nga kjo Qeveri, ndërsa sa i përket mandatit tim, thashë se së shpejti do të ketë ndryshime kadrovike në udhëheqje, deklaroi kryetari i LSDM-së, i pyetur për një koment për deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se pse po kërkon përgjegjësi prej tij, e jo nga vetja.
"VMRO-DPMNE me partnerë të rinj shtesë të koalicionit ka 140 000 vota më pak se vitin e kaluar dhe kjo është diçka që është një shenjë serioze se qytetarët janë të vetëdijshëm se kjo Qeveri nuk po përmbush premtimet, se ka shumë premtime të rreme, se thjesht nuk mund të merren me problemet, se nuk po i plotësojnë kërkesat e qytetarëve, se nuk ka asnjë kategori qytetarësh që është realisht e kënaqur, as që ndiejnë politika pozitive nga kjo Qeveri. Punëtorët nuk kanë rritje të pagave, i kanë gënjyer pensionistët, nuk u kanë dhënë paratë që u takojnë për rritje të pensioneve. Nuk ka politikë për të rinjtë, ka një debakëll në bujqësi, një ulje të subvencioneve. Kjo është pyetja e vërtetë që duhet të përgjigjet dhe analizohet", tha Filipce, i cili, në kuadër të fushatës zgjedhore për raundin e dytë, u takua me banorët e Krushevës.
Filipçe paralajmëroi së shpejti ndryshime kadrovike në udhëheqjen e LSDM-së.
"Lidhur me mandatin tim, thashë. E gjeta partinë ashtu siç e gjeta. Ky cikël zgjedhor është një tregues i mirë se si duhet të vazhdojë në periudhën e ardhshme. Paralajmërova ndryshime kadrovike në udhëheqje, ato do të ndodhin shumë shpejt dhe vazhdojmë me të njëjtën energji dhe më të madhe për të rikthyer besimin e votuesve", tha Filipçe.
Sipas kryetarit të LSDM-së, partia ka më shumë vota në zgjedhjet lokale, krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar dhe me një pjesëmarrje dukshëm më të ulët të qytetarëve, ndërsa VMRO-DPMNE ka 140 000 vota më pak.
Foto: MIA