Filipçe: Nuk janë punë e jona ngjarjet në koalicionin qeveritar, ne përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme
- Është çështje kohe kur i tërë koalicioni do të shpërbëhet, dukshëm asgjë thelbësore nuk i lidhë partitë politike në atë koalicion, vlerësoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe për ngjarjet në koalicionin qeveritar pas ngjarjeve nga Aleanca për shqiptarët, e kryesuar nga Arben Taravari.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:46, 8 maj, 2025
Shkup, 8 maj 2025 (MIA) - Është çështje kohe kur i tërë koalicioni do të shpërbëhet, dukshëm asgjë thelbësore nuk i lidhë partitë politike në atë koalicion, vlerësoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe për ngjarjet në koalicionin qeveritar pas ngjarjeve nga Aleanca për shqiptarët, e kryesuar nga Arben Taravari.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas hapjes së kopshtit në territorin e Komunës Qendër, Filipçe tha se "ajo që kohëve të fundit po ndodhë në koalicionin qeveritar, tregon se puna e vetme që i lidhë partitë në atë koalicion janë interesat e tyre të ngushta partiake dhe financiare".
"Kështu që, një koalicion i tillë i cili nuk bazohet në kurfarë vlera dhe nuk ka kurfarë ideje dhe vizioni se si ta udhëheqë shtetin përpara, ndërkaq për atë jemi dëshmitarë çdo ditë, është i paraprirë vetëm për një gjë, e ajo është disfata", deklaroi Filipçe.
Lidhur me daljen e mundshme të Arben Taravarit nga Qeveria dhe nëse LSDM do të bashkëpunonte me Aleancën e tij për shqiptarët, Filipçe u përgjigj se kjo do të shihet nga zhvillimi i ngjarjeve.
"Nuk e dimë se si do të sillet Arben Taravari më tutje, nëse do të bëjë ndonjë koalicion apo jo, të prersim dhe të shohim. Si do të zhvillohen gjërat, ajo nuk është puna jonë. Ne në LSDM bëhemi gati për zgjedhjet e ardhshme dhe dyert tona janë të hapura dhe kanale komunikimi, kërkojmë partnerë. E konfirmuam koalicionin tonë prej 14 partive, bashkarisht tashmë kemi filluar t'i krijojmë listat për të gjitha komunat, ndërsa lidhur me partnerët e tjerë fillon procesi i bisedimeve", tha lideri i LSDM-së.
Shtoi se partia e tij është "absolutisht e gatshme për çfarëdo lloj cikli zgjedhor në periudhën në vijim", nëse ka edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai nuk zbuloi emra konkret të kandidatëve për kryetarë të komunave sepse, siç tha, konsideron se 2nuk është e drejtë ta bëjë atë derisa zgjasin procedurat e brendshme partiake".
"Le të përfundojnë, në disa komuna me të vërtetë po zhvillohen shpejtë dhe besoj se shumë shpejtë do t'i dimë kandidatët për kryetarë të komunave, së paku për një pjesë të komunave", deklaroi Filipçe.
Në pyetjen nëse për zgjedhjet LSDM do të koaliciononte me BDI-në, u përgjigj se do të bisedojnë me të gjitha partitë politike, megjithatë, tha, "parimet e koalicionit do të thonë se partnerët e koalicionit së pari duhet të respektohen, të jenë plotësisht dakord rreth programeve të cilat do t'ua ofrojnë qytetarëve".
"Përkatësisht implementojmë leksione të mësuara nga koalicionet e kaluara të cilat në njëfarë mënyre e dëmtuam imazhin e LSDM-së", deklaroi kreu i LSDM-së.
Në pyetjen e gazetarëve nëse sërish do të kandidojë për kryetar të komunës Qendër, kryetari i komunës Goran Gerasimovski, gjithashtu u përjgigj se akoma janë në proces anketat partiake dhe kur ato të përfundojnë dhe "procedurat e brendshme partiake me ofrim të propozimeve dhe vetëkandidimeve, vetë partia do të vendosë cilët do të jenë kandidatët e ardhshëm, jo vetëm të Komunës Qendër por të të gjitha komunave në shtet".
Filipçe u pyet edhe për anketën e tyre dhe akuzat nga VMRO-DPMNE se "e kanë trilluar". U prëgjigj se ajo është "anketa e tyre e madhe në terren" nga e cila, tha, shohin "rënie të popullaritetit të VMRO-DPMNE-së prej disa dhjetëra mijë vitave dhe trend fillestar të rritjes së votave të LSDM-së".
"Në periudhën në vijim do ta shfaqim anketën. Ne dolëm me qëndrin se ajo anketë që VMRO-DPMNE-në e citonte dhe e shfaqi në opinion para disa javëve praktikisht nuk e reflekton situatën e vërtetë nët erren. Atë e konfirmoi edhe anketa nga një institut tërësisht i pavarur. Kështu që, trendet janë të dukshme. Është e dukshme se qytetarët janë të qartë se ky koalicion qeveritar erdhi në pushtet me një fushatë të rrejshme patriotike, thjeshtë e ngujoi shtetin, ndërsa në Maqedoni, megjithatë, jetojnë njerëz të cilët janë të orientuar properëndimorë, proliberalë ... e thanë porosinë e tyre në zgjehdjet e kaluara, unë me kryesinë e re i implementoj të gjitha leksionet e mësuara në mënyrë të re të menaxhmentit të partisë ... kështu që gradualisht Maqedonia do të zgjihet", deklaroi Filipçe. ab/
Foto: МIА