• e premte, 05 dhjetor 2025

Filipçe nga Këshilli nacional për eurointegrime: Maqedonia nuk duhet të mbetet viktimë e operacioneve të huaja destabilizuese

Filipçe nga Këshilli nacional për eurointegrime: Maqedonia nuk duhet të mbetet viktimë e operacioneve të huaja destabilizuese

Shkup, 14 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit nacional për eurointegrime, Venko Filipçe në seancën e sotme ku u prezantuan prioritetet e kryesimit danez me BE-në përshëndeti prioritetet e Danimarkës në lidhje me zgjerimin të cilat, siç theksoi, "janë shumë të rëndësishme për kontekstin gjeopolitik të sotëm".

Në seancë, Filipce i kërkoi ambasadores daneze në vend, Pernile Deiler Kardel seriozisht të merret parasysh pjesa e Raportit të Parlamentit Evropian ku thuhet se Maqedonia e Veriut mbetet subjekt i operacioneve armiqësore të ndikimit nga jashtë.

"Do të doja që ambasadorja daneze të thotë nëse kjo po merret parasysh dhe nëse analizohet kjo pjesë e Raportit kur bëhet fjalë për forcimin e politikës së sigurisë. Ajo se Maqedonia e Veriut mbetet subjekt i operacioneve armiqësore të ndikimit të huaj, duke përfshirë përpjekjet për të përçarë indin shoqëror të vendit dhe për të shfrytëzuar ndjenjat anti-evropiane, veçmas përmes tabloideve dhe mediave në gjuhën serbe që funksionojnë si përforcues rajonal të narrativeve të Kremlinit dhe gëzojnë ndikim të konsiderueshëm", ka thënë Filipçe.

Ai shprehu gjithashtu bindje se Danimarka do të punojë drejt një BE-je vendimtare që merr përgjegjësinë për sigurinë e vet dhe forcon konkurrueshmërinë.

"Jam i bindur se Danimarka do të punojë fuqishëm drejt një Bashkim Evropian të vendosur që merr përgjegjësinë për sigurinë e vet dhe forcon konkurrueshmërinë. Dy prioritetet kryesore janë shumë të rëndësishme në kontekstin gjeopolitik të sotëm, ajo është një Evropë e sigurt dhe një Evropë e gjelbër konkurruese. Shpresoj sinqerisht se ne, si kandidat i gjelbër për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të gjejmë vendin tonë në përcaktimin e prioriteteve daneze të presidencës daneze - një Evropë e gjelbër e sigurt dhe konkurruese", ka thënë Filipçe.

Në këtë kontekst, Filipçe theksoi edhe rëndësinë e marrëveshjeve politike të bëra në të kaluarën, të cilat siç tha ai, "nuk janë vetëm marrëveshje që zgjidhin probleme politike".

"Zatën, në Marrëveshjen e Prespës ka një pjesë serioze që tregon zhvillimin e një partneriteti të mundshëm me Republikën e Greqisë në fushën e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe kjo është diçka që në këtë kontekst, besoj se Evropa duhet ta ketë parasysh dhe ta përfshijë në strategjinë e saj. Kështu si e ka quajtur Danimarka - një Evropë e gjelbër konkurruese, por sidomos duke pasur parasysh nevojën që Evropa të bëhet sa më e pavarur nga burimet ruse të energjisë, diçka që është treguar të jetë një çështje shumë kritike në periudhën e kaluar", ka thënë Filipçe.

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR