• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filipçe: Me planin e rritjes, Mickoski e pranoi punën e kryer mirë të LSDM-së

Filipçe: Me planin e rritjes, Mickoski e pranoi punën e kryer mirë të LSDM-së

Shkup, 27 gusht 2026 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se sot në Qeveri kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani plotësisht e konfirmuan , ndërsa siç thekson më 16 shtator edhe do të nënshkruajnë Planin e Rritjes i cili është përgatitur nga Qeveria e LSDM-së.

“Pa ndryshuar pothuajse asgjë në këtë plan, ata e njohën punën e kryer mirë dhe agjendën reformuese të zbatuar nga LSDM-ja, shkruan Filipçe në Fejsbuk.

Sipas tij, asnjë nga premtimet e Mickoskit nuk është realizuar.

"Asnjë nga premtimet e Mickoskit që ai i përsëriti me zell nuk u realizua. Përkundrazi. Mickoski e pranoi plotësisht Korridorin 8 dhe papritmas projekti nuk përfundoi si një tunel në një mal. Tani ai projekt është i mirë. Mickoski gjithashtu u pajtua që Këshillat për gjyqtarë dhe prokurorë publikë të mos shpërndahen, ndonëse me ditë të tëra ka thënë publikisht se do ta bëjë këtë. Është e qartë se as BE-ja e as ndonjë institucion ndërkombëtar nuk e lejon ndërhyrjen politike në zgjedhje, gjë që ishte qartazi synimi i Mickoskit, thekson Filipçe.

Sipas tij, do të ishte e ndershme të pranohej kjo para qytetarëve dhe jo partia të shpikë spina dhe paravane për premtime të parealizuara. Por, shton, kjo flet për të dhe mënyrën e tij se si e kupton politikën.

Kryetari i LSDM-së thekson se nuk ka vend për improvizime, e as siç thekson, premtime të rreme dhe lojëra me emocionet e qytetarëve kur janë në pyetje qëllimet strategjike të shtetit dhe integrimet në BE. ls/

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR