• e enjte, 07 nëntor 2024

Filipçe e dënoi diskreditimin politik të komisionit historik

Filipçe e dënoi diskreditimin politik të komisionit historik

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot e dënoi, siç tha, diskreditimin politik të anëtarëve të komisionit historik dhe se e mbështetë idenë për përfshirje të ekspertëve të jashtëm në punën e tij.

"Fillimisht ta dënoj diskreditimin politik të anëtarëve të komisionit historik. Konsideroj se ka detyrë të qartë dhe ajo është të konstatojë interpretim të përbashkët të fakteve historike. Dhe këtu fare nuk ka vend për politikë dhe plotësisht me politizim dhe me tentime për diskreditim politik ne e minojmë thelbin e tërë procesit dhe e diskreditojmë seriozisht, ata politikanë që e bëjnë atë, ekspertizën e anëtarëve të cilët punojnë atje, ndërkaq atje punojnë profesionsitë nga ato fusha", deklaroi sot kryetari i LSDM-së dhe deputet, Venko Filipçe.

Sipas tij, politikanët nodshta do të ndihmojnë nëse inicojnë model shtesë sipas shembullit të ekspertëve të jashtëm në disa vende evropiane.

"Konsideroj se përfshirja e ekspertëve ndërkombëtarë në komisionin historik me Bullgarinë nuk është fare punë e keqe. Së pari definitivisht do të ndikojnë në eliminimin e ndikimeve politike të cilat askujt nuk i bëjnë mirë ndërkaq do të fuqin përvoja nga komisionet e kaluara ku kanë punuar. Kështu që e dënoj diskreditimin politik dhe politizimin e komisionit historik", deklaroi Filipçe në konferencën për shtyp në Kuvend. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR