FIFA: Janë shitur rreth 1.5 milion bileta për Kupën e botës për klube
- Tifozë nga mbi 130 vende kanë blerë thuajse 1.5 milion bileta për Kupën e botës për klube e cila zhvillohet në disa qytete amerikane, bëri të ditur sot Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA).
- Post By Fami Bajrami
- 17:33, 18 qershor, 2025

Orlando, 18 qershor 2025 (MIA) - Tifozë nga mbi 130 vende kanë blerë thuajse 1.5 milion bileta për Kupën e botës për klube e cila zhvillohet në disa qytete amerikane, bëri të ditur sot Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA).
Më shumë se 60.000 tifozë janë tubuar në ndeshjen hapëse të Kupës së botës në stadiumin “Hard rok” në Majami të shtunën për ndeshjen midis Interit të udhëhequr nga Lionel Mesi dhe Al Ahlit, ndërsa takimin mes PSZH-së dhe Atletiko Madridit në “Rouz boull" e kanë ndjekur 80.000 spektatorë.
"Pikërisht për këtë arsye u krijua Kupa e botës për klube e FIFA-s. Një skenë e nivelit botëror ku tregohen histori të reja, dalin heronj të rinj dhe tifozët e futbollit ndihen pjesë e diçkasë më të madhe", tha presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.
Krahas kësaj, disa ndeshje u ndoqën jashtëzakonisht pak.
Dueli midis Borusia Dortmundit dhe Fluminenses i cili u zhvillua të martën në mesditë sipas kohës lokale u luajt para një stadiumi gjysmë të zbrazët në stadiumin "MetLajf" në Nju Xhersi, ndërsa pjesëmarrje të ulët pati edhe në ndeshjen Çellsi- Los Anxhelos e cila tërhoqi rreth 20.000 spektatorë në stadiumin "Mercedes-benc" në Atlanta me një kapacitet prej 71.000 vendesh.
Pjesëmarrje më të ulët pati ndeshja midis Ulsan të Koresë dhe Mamelodit afrikano-jugor të cilin në Orlando e ndoqën rreth 3.400 spektatorë.
FOTO: EPA