• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fico nënshkroi marrëveshje me dy parti për formimin e Qeverisë së re sllovake

Fico nënshkroi marrëveshje me dy parti për formimin e Qeverisë së re sllovake

 Bratislavë, 16 tetor 2023 (MIA) - Ish-kryeministri populist i Sllovaskisë Robert Fico,  partia e të cilit Smer fitoi me shumë vota në zgjedhjet parlamentare me 30 shtator, sot nënshkroi marrëveshje koalicio me dy liderët e të dy partive për formimin e qeverisë së re. 

Fico dhe e majta e tij Smer arritën marëveshje me Peter Pelegrini, shef i partisë së majtë "Glas", e cila fitoi vendin e tretë ne zgjedhje dhe ka 27 vende në parlamentin e ri, si dhe me partinë sllovake kombltare  ultranacilonailiste dhe proruse me 10 deputetë.

Ish-kryeministri dhe partia e tij, e cila planifikon ta ndrepresë mbështetjen ushtarake të vendit për Ukraniën, fituan në zgjedhjet parlametare më 30 shtator me 22.9 për qind të votave, duke sigurar 42 nga 150 vende në Parlament.   

 Tri partitë javën e kaluar kanë rënë dakord që partia e Ficos ta emërojë kryeministrin dhe të ketë edhe gjashtë ministra, duke i hapur kështu rrugën Ficos që të jetë shef i qeverisë së Sllovakisë për të katërtën herë.

Partia "Glas" do ta emërojë Kyetarin e Parlamentit dhe shtatë ministra, ndërsa partia nacionaliste sllovake do të ketë tre ministra. Smer. Smer, mes tjerash, do t'i ketë edhe minitrat e Punëve të Jashtme, Drejtsisë, Mbrojtjës, Financave. "Glas" do t'i marrë ministrinë e Punëve të Brendshme, Ekonomisë, Arsimit, ndërsa partia kombëtare sllovake do t'i marrë Ministrinë e Kulturës dhe Mjedisit Jetësor.  

Fico paraprakisht tha që Sllovakia dëshiron të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s, por me "respekt të plotë të sovranitetit të vendit të tij",  ndërsa të hënën theksoi se "qeveria e tij nuk do të flas në emër të interesave të huaja". si/ar/ 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR