Fetai: Vjen ndryshimi edhe në ITSHKSH – Pas 11 vitesh, Instituti me drejtor të ri
- Kumtesë: – Pas 11 vitesh vjen ndryshimi edhe në udhëheqësinë e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup. Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi profesor Besnik Eminin si drejtor të ri të këtij institucioni të rëndësishëm për shqiptarët.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:58, 27 maj, 2025
Shkup, 27 maj 2025
– Pas 11 vitesh vjen ndryshimi edhe në udhëheqësinë e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup. Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi profesor Besnik Eminin si drejtor të ri të këtij institucioni të rëndësishëm për shqiptarët.
Prof. Besnik Emini është historian me përvojë të gjatë, punëtor i lartë shkencor në kuadër të Institutit dhe autor i një sërë studimesh në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Ai njihet për integritetin e tij akademik dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të mëtejshëm të studimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.
Ky ndryshim konsiderohet si një hap i domosdoshëm drejt depolitizimit dhe profesionalizimit të ITSHKSH-së, në funksion të rritjes së transparencës institucionale, forcimit të cilësisë shkencore dhe përmbushjes së misionit të tij kombëtar.
__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.