Fetai takoi presidentin shqiptar Bajram Begaj
- Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot në Shkup, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
- Post By Sara Ademi
- 15:37, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot në Shkup, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për çështje të tjera me interes të ndërsjellë.
"Temat kryesore të bisedës përfshinë Korridorin VIII, sigurinë, vizitën e ardhshme të Presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë", shkroi Fetai në profilin e tij në Fejsbuk.
Duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira në të gjitha fushat, Fetai vlerësoi se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është thelbësor për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. sa/
Foto: Kabineti i zëvendëskryeministrit i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë Arben Fetai