Fetai nga Rabotniçki në Lokomotiva Zagreb
- Ekipi kroat në ligën e parë, Lokomotiva Zagreb sot zyrtarisht e prezantoi anëtarin e përfaqësueses së juniorëve të Maqedonisë, Feta Fetai si përforcim për sezonin 2023/24.
- Post By Fitore Curri
- 15:05, 1 korrik, 2023

Zagreb, 1 korrik 2023 (MIA) - Ekipi kroat në ligën e parë, Lokomotiva Zagreb sot zyrtarisht e prezantoi anëtarin e përfaqësueses së juniorëve të Maqedonisë, Feta Fetai si përforcim për sezonin 2023/24.
Fetai 18-vjeçar u transferua në kampionatin kroat nga radhët e Rabotniçkit.
Fetai, i cili është anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut deri 18-vjeç, gjatë sezonit të kaluar luajti 13 ndeshje për Rabotniçkin në kampionatin vendor. fc/
Fotografia: Fejsbuk