• e hënë, 03 mars 2025

Fetai: Kuvendi i Lezhës, 2 mars 1444, mesazh për bashkimin kombëtar

Fetai: Kuvendi i Lezhës, 2 mars 1444, mesazh për bashkimin kombëtar

Shkup, 2 mars 2025

Sot, në përkujtim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë shqiptare, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shprehur vlerësimin e tij për rëndësinë e Kuvendit të Lezhës, mbajtur më 2 mars 1444 nën udhëheqjen e Skënderbeut.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se kjo besëlidhje politike dhe ushtarake mes fisnikëve shqiptarë institucionalizoi bashkimin kombëtar, krijoi një ushtri të përbashkët dhe vendosi themelet e qëndresës për liri dhe mëvetësi.

"Sot, duke përkujtuar këtë ngjarje të lavdishme, duhet të reflektojmë mbi mesazhin e saj: uniteti dhe vendosmëria janë çelësi për mbijetesën dhe përparimin e kombit. Ashtu si atëherë, edhe sot shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar, të fuqizojnë përfaqësuesit më të mirë dhe të punojnë për një të ardhme më të ndritur", shkruan Fetai.

Ai gjithashtu nderoi figurën e Skënderbeut dhe të gjithë luftëtarëve shqiptarë në çdo epokë, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë historike në ndërtimin e së ardhmes së kombit.

VLEN

 _____________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR