• e hënë, 04 nëntor 2024

Fernandesh për humbjen nga Çellsi: Jam i frustruar

Fernandesh për humbjen nga Çellsi: Jam i frustruar

Londër, 5 prill 2024 (MIA) - Kapiteni i Mançester Junajted, Bruno Fernandesh nuk e ka fshehur pakënaqësinë dhe dëshëprimin pas humbjes (4:3) nga Çellsi si mysafir në ndeshjen e xhiros së 31-të të Premier Ligës.

"Djajtë e Kuq" arritën ta humbin epërsinë në sekondat e fundit të ndeshjes, kur pranuan dy gola në kohën shtesë.

Duket se Mançester Junajted dita ditës gjithnjë e më tepër po fundoset, ndërsa kapiteni Bruno Fernandesh nuk e ka fshehur frustrimin pas humbjes.

"Jam i frustruar. Vështirë e kam ta pranoj çka ka ndodhur. Pas kësaj nuk kam çka t'u them lojtarëve në zhveshtore, pasi ata janë të vetëdijshëm për rëndësinë e derbit të dielën me Liverpulin", deklaroi Fernandesh.

Futbollistët e Mançester Junajtedit në xhiron e ardhshme e presin rivalin e tyre më të madh, ekipin e Liverpulit, i cili në këtë moment është në krye të tabelës në Premier Ligë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR