Fenerbahçe shkarkoi Murinjon
- Gjigandi turk i futbollit Fenerbahçe njoftoi sot se po i jep fund bashkëpunimit me trajnerin portugez Zhoze Murinjo, dy ditë pasi klubi i Stambollit u eliminua nga Benfika në plejofin për plasman në Ligën e Kampionëve.
- Post By Sara Ademi
- 11:01, 29 gusht, 2025
Stamboll, 29 gusht 2025 (MIA) - Gjigandi turk i futbollit Fenerbahçe njoftoi sot se po i jep fund bashkëpunimit me trajnerin portugez Zhoze Murinjo, dy ditë pasi klubi i Stambollit u eliminua nga Benfika në plejofin për plasman në Ligën e Kampionëve.
"E falënderojmë për punën e tij me ekipin tonë deri më tani dhe i urojmë shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme", tha klubi turk.
Trajneri portugez Murinjo, i cili erdhi në Stamboll në fillim të sezonit 2024/2025, dështoi ta çonte Fenerbahçen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e dytë.
Pas një barazimi 0-0 në ndeshjen e parë kundër Benfikës, skuadra turke humbi 1-0 në ndeshjen e kthimit në Lisbonë të mërkurën në mbrëmje dhe do të vazhdojë ndeshjet e saj në Ligën e Evropës. sa/
Foto: EPA