Fatmir Limani: Para çdo zgjedhje, rritet numri i shfrytëzuesve të “kujdesit të huaj” ka pasur edhe keqëpërdorime
- Në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, vijojnë kontrollet për të përcaktuar nëse ka pasur abuzime me ofrimin e shërbimit “kujdesi i huaj”. Këtë e tha ministri, Fatmir Limani gjatë vizitës së tij në Gostivar, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse planifikohet rritja e ndihmës së garantuar minimale, duke qenë se kostot janë në rritje.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:04, 3 dhjetor, 2024
Gostivar, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, vijojnë kontrollet për të përcaktuar nëse ka pasur abuzime me ofrimin e shërbimit “kujdesi i huaj”. Këtë e tha ministri, Fatmir Limani gjatë vizitës së tij në Gostivar, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse planifikohet rritja e ndihmës së garantuar minimale, duke qenë se kostot janë në rritje.
"Do të duhet t'i hapim sytë nga dy të dymbëdhjetat tek ato që shpenzojnë fonde, të tilla si ato që janë ofrues shërbimesh të personit të tretë. Numri rritet me çdo cikël zgjedhor me të paktën një mijë. Kështu është shembulli me Tetovën. Tre vitet e fundit, nëse numri ishte pesë mijë, tani është shtatë mijë e pesëqind shfrytëzues. Për "kujdes të huaj" në Shkup, nga 9.000 kemi 13.700, përafërsisht 14.000 shfrytëzues, e kjo vetëm gjatë ciklit zgjedhor", tha Limani.
Ai theksoi se për këtë shërbim në nivel mujor janë ndarë nga gjashtë milion euro. Limani shprehu edhe dyshim për keqëpërdorim dhe vuri në dukje se tashmë po kryhen kontrolle të dokumentacionit.
Sipas tij, nëse ulen keqëpërdorimet, do të hapet mundësi edhe për rritjen e "ndihmës minimale, por siç përmendi ai, anëtarët e komisionit, mjekët dhe punonjësit socialë duhet të jenë më të përgjegjshëm në kryerjen e detyrave të tyre profesionale".
Në pyetjen e gazetarëve rreth paralajmërimeve për moshën e pensionit të "këshillit fiskal", nëse e kanë shqyrtuar, ai nuk dha përgjigje precize dhe tha se kjo duhet të diskutohet në seancë qeveritare.
"Ne jemi në kontakt me kryeministrin. Vendimi im nuk është përfundimtar. Unë mund të jem propozues i disa ligjeve, por këtu ka 20 ministri, të cilët duhet të vendosin për këtë. Jemi në kontakt edhe me të gjithë ministritë edhe me kryeministrin për të gjitha këto çështje", tha ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. qa/
Foto: MIA