• e premte, 05 dhjetor 2025

Fatkeqësi rrugore në hyrje të Shkupit, komunikacioni është rikahëzuar

Fatkeqësi rrugore në hyrje të Shkupit, komunikacioni është rikahëzuar

Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) - Një fatkeqësi rrugore ndodhi sot në mëngjes, rreth orës 10:35, në autostradën Kumanovë - Shkup, në afërsi të hotelit "Belvi".

Siç kumtoi MPB, në fatkeqësinë rrugore morën pjesë automjeti ngarkues motorizues "iveko" me targa të Shkupit, drejtuar nga S.D. (54), automjeti motorizues udhëtues "audi" me targa të Shkupit, drejtuar nga D.R. (31) dhe automjeti motorizues i udhëtimit "golf" me targa të Kumanovës, drejtuar nga S.A..

Me automjetin e ndihmës së shpejtë S.A. është dërguar në kompleksin e klinikave "Nëna Terezë" për ofrim të ndihmës. Ekspertiza është në rrjedhë, ndërsa komunikacioni në atë pjesë drejt Shkupit është rikahëzuar prapa pompës së benzinës. ab/

Fotо:МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR