• e premte, 05 korrik 2024

Fatkeqësi e rëndë e komunikacionit mes dy autobusëve dhe një kamioni me mbi 60 të lënduar në Rumani

Fatkeqësi e rëndë e komunikacionit mes dy autobusëve dhe një kamioni me mbi 60 të lënduar në Rumani

Bukuresht, 22 shtator 2023 (MIA) - Mbi 60 persona janë lënduar në fatkeqësinë e rëndë të komunukacionit mes dy autobusëve dhe një kamiuoni në qarkun Teleorman në Rumaninë jugore. U aktivizua i a.q. plani për intervenim të kuq, njofton Axherpres.

Fatkeqësia e komunikacionit ka ndodhur në mëngjes në rrugën E70, mes qyteteve Bujoreni dhe Prunaru. Deri tani në spital janë dërguar katër persona.

Në terren janë ekipet operative me dy auotmjete zjarrfikëse, dy kamionë, tetë ekipe nga Shërbimi mobil për raste urgjente për rianimacion dhe nxjerrjen e njerëzve (SMURD) dhe 14 automjete të ndihmës së shpejtë. Për përkrahje të forcave janë kërkuar dy helikopterë.

Komunikacioni në rajonin e fatkeqësisë është i bllokuar. Intervenimi për shuarjen e zjarrit, të shkaktuar nga kamioni, po vazhdon. bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR