• e enjte, 27 qershor 2024

Fanella e Kobi Brajantit është shitur për 1,2 milionë dollarë

Fanella e Kobi Brajantit është shitur për 1,2 milionë dollarë

Los Anxhelos, 4 qershor 2024 (MIA) - Fanella e Kobi Brajantit është shitur në ankand për 1,2 milionë dollarë. Fanella është nga ndeshja kundër Golden Stejt Uoriors (118:116), kur ai u lëndua.

"Fanella me nënshkrimin e Brajantit ka një ngjitse me logon e NBA-së dhe një rreth me ngjyrë vjollcë me inicialet 'JB' në nder të pronarit të ndjerë të Lejkersave, Xheri Bas, i cili vdiq në vitin 2013", deklaroi Dilana Manfre nga "Sportiko".

Fanella më e shtrejtë e Brajantit, atë që veshi në sezonin 2007-08 në NBA dhe ishte shpallur MVP, paraprakisht është shitur për 5,8 milionë dollarë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR