• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fajon për MIA-n: Ndryshimet kushtetuese janë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe janë të domosdoshme që shteti të ecë përpara

Fajon për MIA-n: Ndryshimet kushtetuese janë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe janë të domosdoshme që shteti të ecë përpara

Shkup, 3 dhjetor 2023 (MIA) - Ky vit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zgjerimin. U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë, aktorëve përgjegjës, partive politike të bëjnë përpjekje për ndryshime kushtetuese para së gjtihash në interes të qytetarëve. Kjo është përgjegjësi ndaj njerëzve dhe tani është e domosdoshme që shteti të përparojë dhe është mundësi gjeostrategjike për të bërë një hap përpara deri në fund të vitit 2030, për të lidhur Evropën dhe Maqedoninë e Veriut për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, tha në intervistën për MIA-n zëvendëskryeministrja sllovene dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Tanja Fajon.

"Është e vërtetë se shteti humbi shumë kohë të çmuar dhe më vjen keq sepse rruga e Maqedonisë së Veriut do të kishte qenë më e shpejtë nëse nuk do të kishin qenë, siç përmendët, interesat e brendshëm politik të Bullgarisë, paraprakisht Greqisë, që do të thotë se rruga e Maqedonisë së Veriut është me therra dhe mbi të gjitha e dhimbshme. Ndryshimet kushtetuese janë vendimtare, mbi të gjitha, për një optimizëm dhe mbështetje të politikës dhe mirëkuptimit të qytetarëve se bëhet fjalë për një të ardhme të përbashkët evropiane, që do të sigurojë paqe, siguri dhe dinjitet në jetën e qytetarëve tuaj", shprehet Fajon në intervistën për MIA-n.

Kreu i diplomacisë sllovene shprehet se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hapin dhe të fillojnë negociatat posaçërisht me një konferencë të re ndërqeveritare.

"Nuk dua të flas për veçimin e dy vendeve, mbetem fuqishëm e përkushtuar për faktin se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë në rrugën e reformave", është decide Fajon.

Në vazhdim intervista e plotë me video material:

Ministre Fajon, Sllovenia vitin e ardhshëm në maj shënon 20 vjetorin e anëtarësimit në BE . Çfarë ka ndryshuar konkretisht që nga anëtarësimi juaj në BE, për qytetarët, për shoqërinë në tërësi? A ballafaqoheni me korrupsionin në të njëjtën mënyrë siç keni bërë para anëtarësimit?

- Sllovenia është anëtare e Bashkimit Evropian tashmë 20 vjet. Jeta e qytetarëve tanë është në thelb më e mirë nëse shikojmë përfitimet e tregut të përbashkët, hapësirës së përbashkët, lirisë së lëvizjes, udhëtimit, mallrat, monedhën e përbashkët, mundësitë e të rinjve për t'u arsimuar, për të udhëtuar përmes programeve të përbashkëta, shërbimet shëndetësore...Me pak fjalë, Bashkimi Evropian është një hapësirë lirie, një hapësirë vlerash që na lidhin, demokracia, sundimi i ligjit, dhe nëse flasim për korrupsionin, lufta kundër korrupsionit është kusht nga njëra anë për hyrjen në Bashkimin Evropian, dhe nga ana tjetër, kryesisht krijimi i kushteve për përparim të shëndetshëm të shoqërisë është në interes të qytetarëve, për të tërhequr investime të huaja, për të jetësuar ekonominë, lufta kundër korrupsionit është e vazhdueshme dhe është thelbësore mbi të gjitha për njerëzit.

Ju jeni një ithtare e fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Tashmë gjatë mandatit tuaj si deputete evropiane, keni lobuar fuqimisht për vendin, duke vlerësuar sjelljen e Bullgarisë si të padrejtë. Tani na pret miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe do t'i fusim bullgarët në Kushtetutë në mënyrë që të hapen bisedimet. A konsideroni se kjo do të jetë kërkesa e fundit nga Sofja?

"Sllovenia është shtet tradicionalisht miqësor me Maqedoninë e Veriut, ne kemi ndihmuar vendin teknikisht në të gjitha negociatat e pranimit për shumë vite në mënyrë që të mund të hyjë në Bashkimin Evropian. Është e vërtetë që vendi humbi shumë kohë të çmuar dhe më vjen keq sepse rruga e Maqedonisë së Veriut do të kishte qenë më e shpejtë nëse nuk do të kishin qenë, siç përmendët, interesave e brendshëm politik të Bullgarisë, paraprakisht Greqisë, që do të thotë se rruga e Maqedonisë së Veriut është me therra dhe mbi të gjitha e dhimbshme. U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë, aktorëve përgjegjës, partive politike të bëjnë përpjekje për ndryshime kushtetuese para së gjtihash në interes të qytetarëve. Është përgjegjësi e popullit dhe tani është e domosdoshme që vendi të përparojë dhe është një mundësi gjeostrategjike që deri në fund të vitit 2030 të bëjë një hap, të lidhim Evropën dhe Maqedoninë e Veriut për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ndryshimet kushtetuese janë vendimtare, mbi të gjitha, për një optimizëm dhe mbështetje të politikës dhe mirëkuptimit të qytetarëve se bëhet fjalë për një të ardhme të përbashkët evropiane, që do të sigurojë paqe, siguri dhe dinjitet në jetën e qytetarëve tuaj".

Çfarë pritshmërish keni nga Samiti i BE-së në dhjetor në lidhje me Ballkanin Perëndimor? Nëse nuk miratojmë ndryshime kushtetuese deri në fund të vitit, a është e mundur që Shqipëria të veçohet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së, dhe çfarë do të thotë kjo për rajonin?

- Ky vit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zgjerimin. Zgjerimi është bërë një domosdoshmëri gjeostrategjike. Nëse shohim se çfarë po ndodh rreth nesh, agresioni rus në Ukrainë, konflikti në Lindjen e Mesme, Bashkimi Evropian duhet të jetë i fortë, duhet të jetë i bashkuar, ne kemi një detyrim të qartë që vendet të përgatiten për zgjerim deri në vitin 2030, e nga ana tjetër, unë dhe Sllovenia përpiqemi që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të gatshme dhe të afta për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Nga fundi i vitit pres raporte inkurajuese, dëshiroj të shoh fillimin e bisedimeve aderuese me Bosnjën e Hercegovinën, presim bisediem aderuese me Ukrainën, Moldavinë, më tej për Gjeorgjinë dhe në këtë kontekst është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me një konferencë të re ndërqeveritare të hapin dhe të fillojnë konkretisht bisedimet. Nuk dua të flas për veçim, mbetem fuqishëm i përkushtuar ndaj faktit se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë në rrugën e reformave.

Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut vuri në dukje përparimin në fusha të caktuara siç është politika e jashtme, por kishte kritika se përparimi mungonte në fushat thelbësore për procesin e negociatave - sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit...

- Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut ishte realist për sa i përket vlerësimit se lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë, në fushat kryesore, siç është lufta kundër krimit të organizuar, sigurimi i një sundimi solid të ligjit, liria e mediave, me pak fjalë, se përparimi është i rëndësishëm dhe është e rëndësishme që të gjitha këto vlerësime të Komisionit Evropian duhet të përgjigjen në një mënyrë që qytetarët të kuptojnë se bëhet fjalë për ndryshime që do të përmirësojnë jetën e tyre, bëhet fjalë për ndryshime që do ta bëjnë më të lehtë për njerëzit të arrijnë në sistemin e drejtësisë, se liria e fjalës do të sigurohet, se nuk ka korrupsion, se bëhet fjalë për përparim të shëndetshëm demokratik të një shoqërie tolerante. Nuk është detyrë shtëpie për Brukselin, por përgjegjësi e politikanëve për t'u kujdesur për atë që duan njerëzit. E di që sot njerëzit e Bosnjës e Hercegovinës, veçanërisht brezi i ri, janë të zhgënjyer, ndoshta apatikë, por do të thosha se një Evropë e bashkuar me të gjitha vlerat ende ruan paqen, stabilitetin në zemrat e njerëzve dhe një jetë dinjitoze. Prandaj, mendoj se kjo qasje ndaj Bashkimit Evropian që hap dyert e saj është jashtëzakonisht e rëndësishme për të rinjtë. Dhe prandaj pushteti që zbaton reformat që do të përmirësojnë jetën e njerëzve është përgjegjëse për këtë.

Cilat segmente, sipas mendimit tuaj, janë realiste për t'u arritur nga propozimi franko-gjerman deri në vitin 2030, sipas të cilit para zgjerimit të ardhshëm, BE-ja duhet të kalojë në vendimmarrje me shumicë të kualifikuar në disa fusha dhe të zbatojë reforma të shumta, si dhe të angazhohet për qëllimin për të qenë gati për të pranuar anëtarë të rinj deri në vitin 2030?

- Dokumenti që ju përmendni është përgatitur nga ekspertë të pavarur nga Gjermania dhe Franca, dhe është një angazhim kyç që keni miratuar në Forumin Strategjik të Bledit dhe deklarata e bërë nga Sharl Mishel është se deri në vitin 2030 Bashkimi Evropian duhet të jetë gati për zgjerim të mëtejshëm. Pak kohë më parë në Berlin, u ulëm në tryezë me të gjithë ministrat e Bashkimit Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor, Gjeorgjinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Turqinë, të etur për të intensifikuar këtë nevojë për zgjerim nga të dyja palët deri në vitin 2030. Plani Ekonomik për Rimëkëmbjen lidhet me këtë, burime të konsiderueshme financiare dhe se ekziston mundësia. Nuk nevojitet ndryshim i marrëveshjeve, mbi të gjitha, nevojitet ambicie politike dhe mendoj se sot, ndoshta më shumë se kurrë më parë, për shkak të zhvillimeve politike në botë, sot ekziston ajo vetëdije dhe domosdoshmëri strategjike për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Prandaj, sinqerisht besoj se mundësia është këtu dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë si në njërën anë ashtu edhe në anën tjetër, dhe duhet të them se me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, i cili ka një mirëkuptim të madh për të, dhe me ekipin qeveritar, po përpiqemi të bashkëpunojmë në mënyrë që deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut të ketë sukses në këtë drejtim.

Sllovenia është partneri zhvillimor i Maqedonisë së Veriut, duke ndihmuar në shkëmbimin e përvojave, trajnimin e stafit... Si e vlerësoni bashkëpunimin dypalësh dhe cilat projekte po punohen tani me institucionet për të forcuar kapacitetet në bisedime, dhe cilat projekte të tjera midis dy vendeve mund të na theksoni si të rëndësishme për përafrimin tonë me BE-në?

- Maqedonia e Veriut është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm i Sllovenisë, prandaj ne kemi ndihmuar jo vetëm teknikisht për t'u hyrë në Bashkimin Evropian për dhjetë vjet, por edhe me ndihmë për zhvillim. Pikërisht tani, Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe unë nënshkruam Memorandum partneriteti, i pesti me radhë, që do të thotë një shtesë prej 2 milion euro në ndihmë zhvillimore për Maqedoninë e Veriut. Që nga viti 2010, Sllovenia ka ndihmuar vendin me më shumë se 45 milionë euro, nga njëra anë, asistencë teknike në përgatitjen e marrëveshjeve aderuese përmes kapitujve, e nga ana tjetër, bëhet fjalë për mjete të konsiderueshme. Ky Memorandum do të mbulojë 5 projekte të reja infrastrukturore që kanë për qëllim kryesisht zhvillimin e qëndrueshëm, transferimin e njohurive në lidhje me mbrojtjen e mjedisit. Kështu që, më gëzon fakti që sot do të shikoj edhe Zletovicën, ku janë pajisjet e pastrimit të ujit, dhe këtu në Maqedoninë e Veriut bashkëpunojnë pothuajse të gjitha organet dhe institucionet e zhvillimit, gjë që tregon se Republika e Sllovenisë dhe Maqedonia e Veriut janë të lidhura ngushtë, njerëzit tanë janë të lidhur, dhe kjo është treguar përmes solidaritetit që vendi juaj u ofroi sllovenëve dhe slloveneve në përmbytjet katastrofike në gusht të këtij viti, në mënyrë që të vazhdojë kjo marrëdhënie dhe miqësi e ngushtë midis shteteve.

Ballkani Perëndimor është i brishtë për sa i përket depërtimit të dezinformatave dhe lajmeve të rreme nga palët e treta. A ka ndikime të tilla në Slloveni, si i përballoni ato?

- Dezinformatat nuk janë diçka e re në jetën tonë, me mjetet e internetit me teknologji digjitale që përhapen dukshëm më shpejt. Edhe dezinformatat edhe informacionet e rreme ndikojnë në çdo shoqëri, ne duhet absolutisht ta luftojmë këtë. Edhe në Slloveni, jemi në shënjestër të sulmeve hibride kibernetike, para së gjithash është vetëdijësimi, theksi tek të rinjtë përmes edukimit dhe përmes mediave për të ditur se çfarë është informacioni i saktë dhe i besueshëm, për të pasur organet e duhura për këtë, për të bërë gjithçka, në mënyrë që njerëzit të marrin informacione të vërteta dhe të sakta. Më vjen mirë që me Francën arritëm të krijojmë një qendër kibernetike në Mal të Zi, e cila do të mbulojë të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor me ekspertë të përbashkët dhe në luftën kundër sulmeve kibernetike, ky është realiteti ynë i ri, dhe mbi të gjitha, media ka një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër dezinformatave dhe se si ne të gjithë zotërojmë rrjetet sociale së bashku, dhe së fundi ne vetë politikanët me shembullin tonë, duke dhënë informacione pa gënjeshtra, të drejtpërdrejta dhe të jemi shembull për njerëzit.

 

Neda Dimova Prokiq

Foto: Darko Popov

Video: Sërgjan Kërstiq dhe Andrej Brankoviq

QËNDRONI TË LIDHUR