• e shtunë, 10 janar 2026

Fajnens think: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar ka rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik

Fajnens think: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar ka rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik

Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar ka rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit tonë në rrjedhat mët ë gjera globale, vlerëson Instituti për hulumtime dhe politika ekonomike, Fajnans think në qëndrimin e publikuar sot për kredinë nga Mbretëria e Bashkaur.

Fajnans think njëherit bëri me dije se nëse kredia britnaike ëdhtë plotësim, në vend të zëvendësimit, të financimit të deficiteve buxhetore nga burime të tjera si eurobono, atëherë borxhi ynë i interesit do të vazjdojë të rritet. Porositë se edhe po të shihet vetëm përmes prizmës së kushteve të volitshme, kredia britanike nuk guxon t'i pakësojë përpjekjet për konsolidim fiskal edhe përmes palës së të ardhurave edhe asaj të shpenzimeve të buxhetit. Nga aspekti teknik, bën me dije se realizimi i partneritetit strategjik do të ndeshet me kapacitetin tonë për realizim të projekteve kapitale.

Fajnens think përkujton se historia e marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e BNashkuar tashmë përfshin elemente të konsiderueshme, siç janë investimet e huaja të drejtpërdrejta nga kompani britnaike, të cilat kontribuuan për hapje të vendeve të reja të punës, transfer të njohurive dhe teknologjisë, si dhe për përmirësim të klimës afariste në disa sektorë, përfshirë prodhimin, energjetikën dhe shërbimet. Plotësisht, këmbimi tregtar mes dy vendeve tregon trend pozitiv, me eksport të shtuar të prodhimeve dhe shërbimeve vendore në tregun britanik, ndërsa në kuadër të Marrëvehsjes së arritur për tregti të lirë pas Brekzitit. Ky interaksion ekonomik, sipas Fajnens think, krijon bazë stabile dhe produktive për partneritet të më tutjeshëm strategjik.

"Alokimi i mjeteve publike për projekte strategjike infrastruktuore dhe kapitale paraqet forcë shtytëse kyçe të rritjes së qëndrueshme dhe afatgjate ekonomike. Investimet e këtilla kanë efekt multiplikativ ndaj ekonomisë - nga njëra anë, ato e nxisin rritjen e bruto-prodhimit vendor përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të sektorit ndërtimor dhe sektorëve të ngjashëm, ndërsa nga ana tjetër, vendosë bazë për produktivitet të shtuar dhe konkurrencë në afat të gjatë. Investimet në rrjetin hekurudhor, prë shembull, nuk janë vetëm përmirësime logjistike, por edhe hapa strategjik për rritje të lidhjes rajonale, efikasitet të transportit të mallrave dhe njerëzve, dhe integrim në korridoret transportuese transevropiane. Investimet në kapacitete shëndetësore paraqesin përgjigje thelbësore ndaj dobësive shumëvjeçare në sistemin shëndetësor, posaçërisht në pjesën e qasjes së barabartë drejt mbrojtjes shëndetësore cilësore nga kryeqyteti. Megjithatë, nga pikëpamja fiskale, huazimi i këtillë i hapur duhet të shihet në kontekst të disa rreziqeve kyçe fiskale. Çdo huazim do të ndikojë ndaj rritjes së borxhit publik. së paku në afat të shkurtë deri të mesëm. Nuk ka logjikë ekonomike të argumentohet se borxhi publik nuk do të rritet. Nëse projektet të cilat janë paraparë të financohen tashmë janë projektuar në Strategjinë fiskale, atëherë në skenarin më të mirë, borxhi publik nuk do të rritej më shumë se projektimi i tij në Strategjinë fiskale, por kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se ai do të ulet", thonë nga Fajnens think.

Megjithatë, thekson Instituti, sipas dokumenteve ekzistuese planore, jo të gjitha investimet të cilat paralajmërohen përmes këtij partneriteti tashmë janë prëfshirë në shpenzimet e planifikuara buxhetore. Kështu, për shembull, projekti i vetëm i hartuar është Qendra klinike në Shtip (Strategjia fiskale, fq.42), përderisa investimi më i madh - hekurudha e re prëgjatë Korridhorit 10 - nuk është projekt i planifikuar buxhetor (Strategjia fiskale, fq.31). Nëse këto projekte nuk janë prëfshirë në projektimet ekzistuese buxhetore afatmesme, realizimi i tyre do të çojë drejt deficitit më të madh nga i planifikuari, e me atë edhe drejt borxhit më të lartë publik. Nën supozimin se gjysma e shumës mesatare vjetore të kredisë britanike do të paraqiste deficit buxhetor nën nivelin e projektuar në Strategjinë fiskale, borxhi publik në vitin 2029 do të jetë 65.9 për qind të BPV-së, përballë të projektuarit për momentin, 62.2 për qind.

Nga ana tjetër, thonë nga Fajnens think, volitshmëria del nga kushtet e financimit. Nëse bëhet fjalë për financim projektues me norma relativisht të ulëta të interesit dhe grejs periudha, kjo do të ishte e volitshme në raport me burimet alternative të financimit të deficiteve buxhetore, si eurobonot. Në skenarin e konsolidimit fiskal dhe reduktimit të deficitit buxhetor deri 3 për qind në 3-4 vitet në vijim, vëllimi i pagesave të normave të interesit do të ulej. Është e jashtëzakonshme se si ato në vitet e fundit u rritën në mënyrë dramatike, nga 1.2 për qind të BPV-së në vitin 2018 në 1.9 për qind në vitin 2024. Megjithatë, kjo nuk do të jetë relevante nëse kredia britnaike shtohet në financimin tashmë të paraparë buxhetor përmes nevojës më të lartë për kreditim, me çka mungesa sërish do të sigurohejn nga një burim tjetër.

"Që këtej, shtimi i financimit me kredinë britnaike në deficitin tashmë të projektuar buxhetor paraqet burim serioz të rrezikut fiskal. Nga ana tjetër, nëse ai paraqet financim në kuadër të deficitit të planifikuar për tre vitet në vijim, sipas konsolidimit të paraparë fiskal me Strategjinë fiskale, do të ndikojë posaçërisht në mënyrë të volitshme ndaj financave publike dhe do t'i japë mbështetje të konsiderueshme konsolidimit financiar. Do të mundësojë edhe adresim gradual të problemit thelbësor të deficitit strukturor buxhetor në Maqedoni të Veriut, që u identifikua në Studimin tonë të kohëmëparshëm për politikat 53: Disiplina fiskale dhe efikasiteti i rregullave fiskale në Maqedoni të Veriut; rruga drejt qëndrueshmërisë. Megjithatë, adresimi i deficitit strukturor buxhetor kërkon konsolidim dhe prudentim edhe të palës së të ardhurave edhe të asaj të shpenzimeve, përmes luftës me ekonominë gri, racionalizimit të shpenzimeve joproduktive dhe rritjes ës rrogave dhe pensioneve sipas rritjes së produktivitetit, dhe jo sipas premtimeve zgjedhore.

Edhe po të shihet vetëm përmes prizmës së kushteve të volitshme, thekson Instituti, kredia britanike nuk guxon t'i ulë përpjekjet për konsolidim fiskal edhe përmes palës së të ardhurave, edhe përmes asaj të shpenzimeve të buxhetit.

"Nga aspekti teknik, me rëndësi është të përmendet se realizimi i partneritetit strategjik do të ndeshet me kapacitetin tonë prë realizim të projekteve kapitale. Përvoja e deritanishme tregon se kjo është dobësi e veçantë e sistemit të Maqedonisë - realizimi i shpenzimeve kapitale çdo vit është nën nivelin e projektuar. Përfshirja e ekspertizës britnaike në planifikimin dhe implementim mund t'i lehtësojë grxkat e ngushta administrative dhe teknike, që do të thoshte shkallë më të lartë të realizimit të prpjekteve. Në atë kuptim, që partneriteti të japë rezultate të shpejta të dukshme, me rëndësi kyçe është marrëveshja të parashohë mekanizma të posaçme për adresim të grykave të ngushta vendore administrative - për shembull, përmes trupave të përbashkët koordinues, mbështetje për ekspertizë teknike apo pjesëmarrje në implementim të drejtpërdrejtë të projekteve. Por, përfshirja më e vogël e prodhuesve vendorë mund t'i ulë efektet afatshkurta nga këto mjete ndaj BPV-së", thuhet në qëndrimin nga Fajnens think. ab/

Foto: Fajnens think

 

QËNDRONI TË LIDHUR