• e mërkurë, 20 nëntor 2024

EX-YU aviation news: Viz Er ul kapacitetet e udhëtarëve në tregun ballkanik, përfshihen edhe Shkupi dhe Ohri

EX-YU aviation news: Viz Er ul kapacitetet e udhëtarëve në tregun ballkanik, përfshihen edhe Shkupi dhe Ohri

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Kompania me buxhet të ulët Viz Er në tremujorin e katërt të këtij viti nga Aeroporti i Shkupit do ta zvogëlojë kapacitetin e transportit të pasagjerëve për 22.6 për qind, gjegjësisht për 125.726 ulëse më pak se vitin e kaluar, shkruan portali EX-YU aviation news.

Në aeroportin e Ohrit, numri i vendeve të lira do të ulet për 32.6 për qind ose 17.858.

Viz Er siç qëndron në publikim, vazhdon të zvogëlojë kapacitetin e disponueshëm të vendeve në pothuajse në të gjitha tregjet në ish Jugosllavi gjatë tremujorit të katërt në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në tregun ballkanik numri i ulëseve bie në 330.000.

Në Beograd pavarësisht se do të ketë më shumë fluturime në dy muajt e ardhshëm në krahasim me vitin e kaluar, Viz Er do të ulë kapacitetin e saj total në tremujorin e fundit të vitit me 27.6 për qind duke ulur kësisoj 148,292 vende nga tregu, ndërsa në Nish do të ketë 36.316 më pak vende ose një rënie prej 57.2 për qind krahasuar me vitin 2023. Kjo, qëndron në publikim, rezulton me largimin e 9.366 vendeve nga tregu.

Në Podgoricë, Viz Er ul kapacitetin me 7.3 për qind ose 5.452 vende, ndërsa në Lubjanë me një linjë më pak se vitin e kaluar, kompania do të ketë 44.9 për qind më pak kapacitet në tregun slloven ose 11.756 vende më pak.

Portali shkruan se vitin e ardhshëm Viz Er planifikon aterime të 35 aeroplanëve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR