• e hënë, 23 dhjetor 2024

Evertoni ka pronar të ri

Evertoni ka pronar të ri

Liverpul, 15 shtator 2023 (MIA) - Ekipi anglez Everton ka pronar të ri në kompaninë amerikane "777 Partners", e cila për klubin nga Liverpuli, njeriut deri tani të parë të klubit, Farhad Moshiri i ka paguar më shumë se 640 milionë funta.

Kompania me seli në Majami publikoi sot se ka ndërmarrë 94,1 për qind nga aksionet e Evertonit.

"Me të vërtetë jemi të nderuar që mund të bëhemi pjesë e familjes së Evertonit, si rojtarë të klubit dhe vlerësojmë se jemi të privilegjuar që kemi mundësinë në mënyrë shtesë ta ndërtojmë trashëgiminë dhe vlerat e tij krenare", tha themeluersi i "777 Partners", Xhosh Uonder.

Në pronësi të kësaj kompanie amerikane janë edhe ekipi italian Xhenova dhe ai belg, Standard, ndërsa "777 Partners" ka pjesë edhe në pronësinë e ekipit spanjoll Sevilja dhe atij nga Australia, Melburn Viktori.

Evertoni gjatë dy sezoeve të kaluara mezi ka mbijetuar në Premier ligë, edhe pse pronari i deritanishëm Moshiri në transfere ka harxhuar pothuaj 750 milionë euro. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR