Eurokomisarja Kos në Sofje në takime me Radevin, Zheljazkovin dhe Georgievin
- Eurokomisarja për zgjerim Marta Kos sot do të qëndrojë në Sofje, ku do të ketë takime me përfaqësues të lartë politikë bullgar, ndërsa do të marrë pjesë në forumin "BE-ja takohet me Ballkanin".
- Post By Qefsere Abduli
- 12:10, 17 prill, 2025

Bruksel, 17 prill 2025 (MIA) – Eurokomisarja për zgjerim Marta Kos sot do të qëndrojë në Sofje, ku do të ketë takime me përfaqësues të lartë politikë bullgar, ndërsa do të marrë pjesë në forumin "BE-ja takohet me Ballkanin".
Siç njoftoi Komisioni Evropian, Kos do të takohet me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me kryeministri Rosen Zhelazkov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Georg Georgiev.
Vizitën e saj në Sofje, Kos e ka konfirmuar edhe në intervistën për redaksinë evropiane (ENR) ku pjesë është edhe MIA, duke theksuar se një nga temat e bisedimeve me nikoqirët e saj do të jenë edhe mundësitë për zhbllokimin e procesit qasës në vend.
Kos në intervistë theksoi se KE-ja po punon për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat e grupimeve dhe se ajo është e angazhuar personalisht në çështjen dypalëshe me Bullgarinë, kështu që në kuadër të kësaj do të udhëtojë në Sofje "për takime me politikanë bullgarë, ndërsa më pas do të kontaktojë edhe me politikanët në vend".
Në Forumin "BE-ja takohet me Ballkanin", përveç fjalimit të saj , Kos do të ketë edhe panel diskutim me kryetarin e Qendrës për strategji liberale nga Sofja, Ivan Krastev.
Forumin e ka organizuar Qendra për strategji liberale, në bashkëpunim me Aleancën e liberalëve dhe demokratëve në Evropë (ALDE) dhe Klubin atlantik në Bullgari dhe në të përfaqësuesit politikë dhe anëtarët e shoqërisë civile do të debatojnë për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.
"Ndërtimi i lidhjeve të forta me vendet e Ballkanit me synimin për t'i përafruar ato me vlerat, legjislacionin dhe standardet e BE-së, duke ofruar një platformë për diskutim të sinqertë në baza të barabarta midis BE-së dhe vendeve kandidate, ka rezultuar të jetë e një rëndësie të madhe në mjedisin aktual të paqëndrueshëm gjeopolitik. Dy vitet e fundit kanë sjellë energji të re në procesin dhe diskursin e anëtarësimit dhe një shtysë të re për reforma themelore dhe socio-ekonomike në vendet e Ballkanit", thuhet në njoftimin e Forumit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s