• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në fokus të takimit Murtezani - Ibrahimoviq

Eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në fokus të takimit Murtezani - Ibrahimoviq

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Thellimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimi rajonal dhe aspiratat e përbashkëta e të dy vendeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ishin në fokus të takimit të ministrit të Çështjeve Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.

Siç njoftojnë nga Ministria e Çështjeve Evropiane, ministat Murtezani dhe Ibrahimoviq e kanë konfirmuar bazën e fuqishme të marrëdhënieve bilaterale.

Theksi i bisedimeve ishte në thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimi rajonal dhe aspiratat e përbashkëta të të dy vendeve për anëtarësimin në Unionin Evropian.
 
"Këto marrëdhënie bazohen në miqësinë tradicionale, partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin konstruktiv shumëvjeçar. Ministrat theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë një interes të përbashkët në mbështetjen dhe avancimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, duke kontribuar kështu për një të ardhme të begatë në Ballkanin Perëndimor", qëndron në kumtesën e MÇE.
 
Në kontekstin e integrimit evropian, ministrat theksuan Marrëveshjen për Bashkëpunim ndërmjet Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në procesin e pranimit në BE, të nënshkruar në vitin 2011, si një element i rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta për integrim më të shpejtë në Union. Ata ranë dakord se mbështetja teknike dhe operative që Mali i Zi e jep për Maqedoninë e Veriut në këtë proces, paraqet shembull për solidaritet dhe bashkëpunim të shkëlqyer në rajon.
 
Murtezani dhe Ibrahimoviq riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët në ndërtimin e marrëdhënieve edhe më të forta dhe më të thella mes dy vendeve, si dhe angazhimin e tyre në proceset reformuese që do të mundësojnë integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ata shprehën besimin se kjo rrugë do të ndihmohet nga bashkëpunimi dhe mbështetja e vazhdueshme midis vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. bsh/

Foto: MÇE

QËNDRONI TË LIDHUR