• e hënë, 23 dhjetor 2024

Euroambasadori Gir për vizitë në Vinicë

Euroambasadori Gir për vizitë në Vinicë

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir sot do ta vizitojë Komunën e Vinicës në kuadër të vizitave nëpër komuna me qëllim të prezantimit të vlerës reale të shtuar të Bashkimit Evropian për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe përfitimet e procesit të inkuadrimit në BE në nivel lokal (rajone, qytete dhe fshatra).

Siç kanë njoftuar nga Delegacioni i BE-së, gjatë qëndrimit në Vinicë, ambasadori Gir do të takohet me kryetarin e Komunës së Vinicës, Mile Petkov, me anëtarë të Këshillit të komunës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ai do të marrë pjesë edhe në debatin me qytetarët “Pyet ambasadorin” për të diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

"Kjo do të jetë një mundësi që qytetarët e Vinicës të flasin për përvojën e tyre në lidhje me BE-në në sesionin “Ndani historinë tuaj për BE-në”, thonë nga Delegacioni i BE-së në vend.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR