• e enjte, 20 qershor 2024

EURO2024: Fondi shpërblyes ka mbetur i pandryshuar në 331 milionë euro

EURO2024: Fondi shpërblyes ka mbetur i pandryshuar në 331 milionë euro

Berlin, 10 qershor 2024 (MIA) - Fondi shpërblyes për Kampionatin evropian të futbollit që do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik është i pandryshuar nga turneu i mëparshëm kontinental dhe identik me atë pan-evropian EURO2020, në të cilën tre vjet më parë dominuan Pandemia e koronavirusit, UEFA do të shpërndajë 331 milionë euro për ekipet kombëtare pjesëmarrëse.

Çdo kombëtare me vetë kualifikimin në EURO2024 do të fitojë nga 9.25 milionë euro.

Një milion euro shtesë jepet për një fitore në fazën e grupeve të turneut në Gjermani dhe gjysmë milioni euro për barazim.

Renditja në fazën e 16-të do të shpërblehet me 1,5 milionë euro shtesë, çerekfinalet me nga 2,5 dhe gjysmëfinalet me nga katër milionë euro.

Pesë milionë euro shtesë do t'i arkëtojë finalisti që humb dhe kampioni i ri evropian do të marrë tetë milionë euro.

Shuma maksimale që mund të fitojë kampioni i Evropës nëse arrin të tria fitoret në grup është 28.25 milionë euro. mb/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR