EURO 2024: Anglia dhe Danimarka luajtën baraz
- - Një nga favoritët për titullin Anglia edhe në ndeshjen e dytë të EURO2024 luajti nën pritshmëritë, duke barazuar me rezultat 1-1 kundër Danimarkës sonte në Frankfurt në kuadër të grupit D.
- Post By Fitore Curri
- 20:40, 20 qershor, 2024

Frankfurt, 20 qershor 2024 (MIA) - Një nga favoritët për titullin Anglia edhe në ndeshjen e dytë të EURO2024 luajti nën pritshmëritë, duke barazuar me rezultat 1-1 kundër Danimarkës sonte në Frankfurt në kuadër të grupit D.
Anglezët arritën epërsinë përmes kapitenit Kejn në minutën e 18-të, ndërsa Danimarka barazoi në minutën e 34-t me golin e Hjulmandit.
Në xhiron e tretë përfundimtare të gjitha katër përfaqësueset në grupin D hyjnë me mundësi për kualifikim në 1/8 e finales.
Anglia është lider në grup me 4 pikë, para Danimarkës dhe Sllovenisë me 2, ndërsa Serbia është në vendin e fundit me 1 pikë.
Xhiroja e tretë e programit është të martën kur Anglia do të luajë kundër Sllovenisë, ndërsa Danimarka kundër Serbisë. fc/
Fotografia: UEFA/EURO 2024