• e premte, 05 dhjetor 2025

Esugo përforcimi i radhës i Çellsit

Esugo përforcimi i radhës i Çellsit

Londër, 3 qershor 2025 (MIA) - Çellsi zyrztarisht sot publikoi se do ta sjell në radhët e veta mesfushorin Dario Esugo nga Sporting Lisbona, për kontratë me vlerë 23 milionë euro.

Esugo (20) ishte në huazim në ekipin spanjoll Las Palmas këtë sezon, ku luajti 27 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ai do t'i bashkangjitet Çellsit në Kampionatin e ardhshëm botëror për klube.

Esugo ka shkruar histori në fanellën e Sportingut si lojtar më i ri i klubit nga Lisbona, duke debutuar për ekipin e parë në mars të vitit 2021 kundër Vitorias, në moshën 16 vjeçare e gjashtë ditë.

Me këtë, Esugo u theu rekordin e Luis Figos, i cili debutimin e tij për klubin portugez e ka pasur në moshën 16 vjeçare, 11 muaj e 17 ditë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR