• e diel, 22 dhjetor 2024

Estonia: Rusia i shkel rregullat ndërkombëtare me pengimin e XHPS sinjaleve

Estonia: Rusia i shkel rregullat ndërkombëtare me pengimin e XHPS sinjaleve

Talin, 30 mars 2024 (MIA) - Ministri estonez i Punëve të Jashtme, Margus Cakna e akuzoi Rusinë për shkeljen e rregullave ndërkombëtare me pengimin e XHPS sinjaleve në hapësirën ajrore estoneze.

"Pengimi i XHPS-it në hapësirën ajrore estoneze nga ana e Rusisë ndikon në aviacionin civil në rajonin tonë. Rusia me këtë i shkel rregullativat ndërkombëtare", ka shkruar Cakna në X.

Ai shtoi se Estonia për këtë problem do të bisedojë në kuadër të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndërsa tanimë ka biseduar edhe me autoritetet e Letonisë, Lituanisë, Finlandës dhe Suedisë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR