• e hënë, 23 dhjetor 2024

ESHR-ja publikoi raportet e revizionit për llogaritë e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe Alternativës për vitin 2021

ESHR-ja publikoi raportet e revizionit për llogaritë e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe Alternativës për vitin 2021

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) sot ka publikuar raportet përfundimtare për revizion të raporteve financiare së bashku me revizionin rreth harmonizimit të llogarive për punën e rregullt për vitin 2021 të partive politike LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe Alternativa.

"Me revizionin e realizuar për vitin 2021 kemi shprehur mendim me rezervë për paraqitjen e vërtetë dhe objektive të raporteve financiare dhe harmonizimin e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës, udhëzimet dhe politikat e vendosura", theksohet në përmbledhjen e revizionit të ESHR-së për raportet financiare të LSDM-së.

Siç bën të ditur ESHR, është bërë revizion i raporteve financiare së bashku me revizionin rreth harmonizimit të LSDM-së në llogarinë për punën e rregullt për vitin 2020 dhe është shprehur mendim i rezervuar për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare si dhe harmonizimin e aktiviteteve, transaksioneve financiare dhe informacionit me legjislacionin përkatës, udhëzimet dhe politikat përkatëse.

Me revizionin është përfshirë edhe zbatimi i rekomandimeve të dhëna në Raportin përfundimtar të revizionit shtetëror për vitin 2020 dhe është konstatuar se dy rekomandimet e dhëna nuk janë zbatuar.

"Me revizionin e raporteve financiare për vitin 2021, ESHR konstaton se për disa prej objekteve ndërtimore, të trashëguara nga personi juridik paraardhës i partisë nuk është zgjidhur statusi i pronësisë, për çka nuk janë futur në evidencat e agjencisë kompetente dhe në regjistrat kontabël të partisë, për të cilën revizoni i autorizuar shtetëror ka raportuar në Raportet përfundimtare për vitet e mëparshme. ESHR poashtu ka konstatuar se mjetet për anëtarësim nga secila organizatë komunale paguhen drejtpërdrejt në llogarinë e transaksionit të partisë, në shumën totale për të gjitha pagesat individuale dhe jo ndaras për secilën pagesë. Për situatat e konstatuara janë dhënë rekomandime deri te personat përgjegjës në parti për ndërmarrjen e masave për tejkalim të situatave", thuhet në raport.

"Në rubrikën Theksim të çështjeve të pasigurisë dhe vazhdimësisë, janë shpalosur situata që kanë të bëjnë me strukturën e burimit të financimit nga aspekti i pjesëmarrjes së burimeve private dhe publike të financimit", thuhet më tej në raport.

Sipas ESHR-së në kushte të mundësisë ligjore të financimit të llogarisë zgjedhore me donacione për partitë politike e nevojshme është të precizohet neni 83 i Kodit zgjedhor në pjesën për financimin e procesit zgjedhor nga donacionet e partive politike në lidhje me limitet individuale dhe totale të mjeteve. ESHR thekson se nevojitet precizim i nenit 15 të Ligjit për financimin e partive politike, sa i përket vendosjes së kushteve dhe kufizimeve kur një parti politike pranon donacione të pronës së paluajtshme si lloj pasurie materiale.

Linqet për qasje të drejtpërdrejtë në raportet e ESHR-së:

https://dzr.mk/sites/default/files/2023-06/10_Politicka_partija_SDSM_Smetka_redovno_rabotenje_KOMPLET_2022.pdf

https://dzr.mk/sites/default/files/2023-06/11_Politicka_partija_VMRO_DPMNE_Smetka_redovno_rabotenje_MKD_2022.pdf

https://dzr.mk/sites/default/files/2023-06/12_Politicka_partija_DUI_Smetka_redovno_rabotenje_2022.pdf

https://dzr.mk/sites/default/files/2023-06/13_Politicka_partija_Alternativa_Smetka_redovno_rabotenje_2022.pdf

Foto: MIA dhe arkivi i ESHR-së

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR