• e hënë, 23 dhjetor 2024

ESHR: Konstatohen parregullsi gjatë revizionit në MMJPH

ESHR: Konstatohen parregullsi gjatë revizionit në MMJPH

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Parregullsi dhe mospërputhje nga natyrat e ndryshme të cilët ndikojnë në shprehjen e një opinioni të pafavorshëm për realitetin dhe objektivitetin e pasqyrës financiare për vitin 2022 dhe harmonizimin me rregulloren e ligjit ka konstatuar Enti shtetëror i revizionit pas revizionit të kryer të raporteve financiare së bashku me revizionin e harmonizimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2022. 

"Me revizionin e mënyrës dhe mjeteve për financimin e projekteve të përfshira në Programin për menaxhim me ujërat, sipas të cilit janë paraparë mjete në vlerë të përgjithshme prej 50.940 mijë denarë (rreth 51 milionë denarë), shpërndarja e të cilave është në kompetencë të Ministrisë u konstatua se nuk është vendosur një sistem objektiv dhe real i përzgjedhjes së projekteve si dhe rreziku i përdorimit jo të duhur të fondeve për shkak të mungesës së kritereve dhe rregullave të qarta specifike për realizimin e këtyre projekteve. Gjegjësisht, me mbikëqyrjen dhe analizën e kryer të dokumentacionit lidhur me zbatimin e Programit vjetor të menaxhimit të ujërave për vitin 2022, revizionit nuk i është ofruar dokumentacion i plotë për të gjitha kërkesat e paraqitura dhe dëshmia e vlerësimit të tyre. Me një pasqyrë të vlerësimit të kryer dhe listave të propozuara të komunave që plotësojnë kushtet e programit dhe vendimin e përzgjedhjes, është përcaktuar mënyra selektive dhe e paarsyetuar e projekteve të përzgjedhura në ndarjen e mjeteve për financimin dhe realizimin e projekteve, si dhe përqindja e fondeve të miratuara nga ato të kërkuara është e ndryshme dhe sillet nga 30% deri në 100%, informojnë nga ESHR.

Gjithashtu, për shkak të mosdorëzimit të raporteve individuale për realizimin e mjeteve nga organet e administratës në Qeveri nuk është dorëzuar Raporti për realizimin e mjeteve, situatë kjo që mund të ndikojë në përcaktimin e nevojave për programe të ardhshme dhe aktivitete investive gjatë realizimit të Programit për ujëra nga Qeveria në periudhën e ardhshme.

Me revizionin e bërë janë konstatuar parregullsi edhe në lidhje me përcaktimin e dinamikës së arkëtimit të taksës për shfrytëzimin e të drejtës për ujëra që është e ardhur nga buxheti i RMV-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR