• e hënë, 23 dhjetor 2024

ESHPI e lëshoi në përdorim platformën Front Office për paraqitjen elektronike të patentave

ESHPI e lëshoi në përdorim platformën Front Office për paraqitjen  elektronike të patentave

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Enti Shtetëror për Pronësi Industriale  (ESHPI) sot e lëshoi në përdorim platformën Front Office për paraqitjen elektronike të patentave dhe parashtresave plotësuese.

E-platforma mundëson qasje më të shpejtë dhe më të thjeshtë për mbrojtjen e të drejtës së patentës, ndërsa ESHPI e zhvillonte në programin për bashkëpunim dypalësh së bashku me EPO, si dhe në suaza të aktiviteteve të saj për digjitalizim të shërbimeve.

Në platformën Front Office mund të ketë qasje drejtpërdrejtë përmes  https://e-prijava.ippo.gov.mk (linku është i arritshëm prej sot, 02.10.2023 nga ora 09:00). Portali përmban module për paraqitjen e parashtresave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe module pëe paraqitjen e parashtresave për njohjen e patentave evropiane me dorëzimin e kërkesës për lëshimin e ceritfikatave shtesë.

"Të gjitha këto procedura kryhen nëpërmjet mjeteve digjitale të bëra në përputhje me ligjin kombëtar për pronësinë industriale dhe konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara për paraqitjen dhe njohjen e të drejtave të patentës. Lidhur me mënyrën e përdorimit të portalit, në https://rise.articulate.com/ mund të aksesoni trajnimin e Front Office që shpjegon funksionalitetet bazë të platformës", thekson Enti. sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR