• e premte, 05 korrik 2024

Ergodan më 9 maj do të pritet nga Bajdeni

Ergodan më 9 maj do të pritet nga Bajdeni

Ankara, 29 mars 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Uashington, ku me 9 maj në Shtëpinë e Bardhë do të pritet nga homologu i tij amerikan, Xho Bajden, kumtuan sot burime zyrtare.

Ky do të jetë takimi i parë i këtyre dy presidentëve në Shtëpinë e Bardhë.

Erdogan më parë ishte pritur nga ish presidenti amerikan, Donald Tramp.

Marrdhëniet midis Uashingtonit dhe Ankarasë paradokohe janë përmirësuar kur Turqia, anëtare e NATO-s, ka miratuar hyrjen e Finlandës, e pastaj edhe të Suedisë në Alenacë, pas 20 muajve mëdyshje.

Si shenjë mbështetjeje, Bajden në janar, e pastaj dhe Kongresi i SHBA-së në shkurt kanë miratuar shitjen e aeroplanëve luftarak amerikanë F-16 për Turqinë, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes disamujore midis Uashingtonit dhe Ankarasë rreth kësaj çështjeje. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR