• e martë, 26 nëntor 2024

Erdogani për industrinë mbrojtëse turke: E kemi rritur prodhimin e vendit nga 20 në 80 për qind

Erdogani për industrinë mbrojtëse turke: E kemi rritur prodhimin e vendit nga 20 në 80 për qind

Isparta, 21 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij bën hapa të rëndësishëm në sferën e industrisë mbrojtëse, ndërsa përqindja e prodhimit të vendit në këtë sferë është rritur prej 20 në 80 për qind, njoftojnë mediumet turke.

"Ne (Turqia) jemi një nga tre vendet e para në botë në teknologjinë e dronëve", tha Erdogan, duke iu drejtuar qytetarëve të tubuar në qytetin turk, Isparta.

Duke theksuar se deri dje Turqia ka pasur industri mbrojtëse, e cila pothuaj tërësisht ëshët varur nga burime të huaja, tha se "e kanë rritur shkallën e prodhimit lokal prej 20 në 80 për qind".

"Nuk na jepnin pistoleta të rëndomta, por tani ka kërkesë për pistoletat tona nga tërë bota. Tani jemi mes eksportuesve udhëheqës botërorë në atë sferë", tha Erdogan. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR