• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogani: NATO-ja nuk duhet të jetë palë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Erdogani: NATO-ja nuk duhet të jetë palë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

 Ankara, 9 korrik 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan  sot deklaroi se Turqia e mbështet integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, por në të njëjtën kohë i përmbahet qëndrimit parimor se NATO-ja nuk duhet të jetë palë në konflikt. në luftën ruso-ukrainase.

"Dihet se  e mbështesim integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Nëse flasim për hapat e ardhshëm për mbështetjen e Ukrainës, ne gjithashtu i përmbahemi qëndrimit tonë parimor se NATO-ja nuk do të jetë palë në luftë", tha Erdogani përpara se të niset për në samitin e NATO-s në Uashington. 

 Erdogani tha se nuk do të kishte humbës në një paqe të drejtë, duke theksuar se Turqia që nga fillimi ka marrë përgjegjësi  për të siguruar një armëpushim dhe ta hapë  rrugën për paqe të qëndrueshme.

"Çdo ditë, kur armët flasin, derdhet  gjak dhe njerëzit vdesin,   që tregon se sa të drejtë kemi", tha Erdogani. 

 Në Uashington fillon samiti treditor i NATO-s, me rastin e 75-vjetorit të ekzistencës së asaj aleance ushtarake dhe temë kryesore e takimit do të jetë konfirmimi i mbështetjes së palëkundur për Ukrainën.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR