Erdogan: Nuk do të lejojmë kaos në rrugë për shkak të konfliktit në partinë opozitare SHP
- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi se qeveria nuk do të lejojë që konfliktet brendshme në Partinë popullore republikane (CHP) të çojnë drejt prishjes së rendit publik apo mosrespektim të vendimeve gjyqësore.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:21, 9 shtator, 2025
Ankara, 9 shtator 2025 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi se qeveria nuk do të lejojë që konfliktet brendshme në Partinë popullore republikane (CHP) të çojnë drejt prishjes së rendit publik apo mosrespektim të vendimeve gjyqësore.
"Tjetër është të kritikohen vendimet e gjykatës, por të thuhet 'nuk e njoh' gjykatën është sulm i drejtpërdrejtë ndaj sundimit të së drejtës. Papërgjergjegjësia e tillë nuk do të tolerohet", paralajmëroi Erdogan pas mbledhjes së Qeverisë, kumtoi "Dejli Sabah".
Ai theksoi se "askush nuk është mbi ligjin", duke cekur se Partia në pushtet e drejtësisë dhe zhvillimit (AKP) nuk do të lejojë "luftë për funksione në CHP për ta penguar përparimin e vendit".
"Ata nuk bënë[ asgjë tjetër përveç vjedhjes dhe ryshfetit. Tnai janë përgjegjës për atë para gjyqësisë. Pa dallim sa bërtasin dhe ankohen, nuk do të mund të parandalojnë zbatim të drejtësisë. Askush nuk është jashtë përfshirjes së ligjit", tha Erdogan.
Deklarata vjen pasi që gjykata në Stamboll e suspendoi kryesinë e CHP-së për shkak të parregullsive të kongresit dhe në vend të tij vendosi kryetar të përkohshëm.
CHP u bëri thirrje mbështetësve të protestës, edhe përkundër ndalesës për tubime publike, që çoi drejt përplasjeve me policinë.
Ministri i Punëve të Brendshme deklaroi se shteti do të reagojë me vendosmëri ndaj çdo aktiviteti ilegal.
Partia opozitare i mohon akuzat për korrupsion, duke pohuar se ai është tentim i motivuar politikisht për dobësim të fuqisë së tyre. ab/
Fotо: МIА arkivi