• e mërkurë, 03 korrik 2024

Erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu dhe shi, ftohje e konsiderueshme gjatë javës

Erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu dhe shi,  ftohje e konsiderueshme gjatë javës

Shkup, 8 janar 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, në zonat malore dhe vendet më të larta në pjesët veriore me borë.

Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga veriu përgjatë Vardarit. Në orët e mbrëmjes, sidomos në pjesët veriore dhe lindore, reshjet do të kalojnë në borë e herë pas here në zonat më të ulëta.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë.

Në Shkup me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesë të luginës reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Natën e së martës dhe mëngjesin e së martës reshjet do të ndalen dhe sidomos në pjesët veriore dhe lindore do të bie borë herë pas here edhe në zonat e ulëta. Të martën dhe pastah edhe  kah fundi i javës së punës, herë pas here do të fryjë erë e fortë veriore, më e theksuar përgjatë Vardarit, e cila do të shkaktojë ftohje të theksuar gjatë javës së ardhshme.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR