• e martë, 24 dhjetor 2024

Epidemiologu i njohur Mela, i vetmi në rajonin më të gjerë të Dibrës, përsëri në shërbimi të shëndetit

Epidemiologu i njohur Mela, i vetmi në rajonin më të gjerë të Dibrës, përsëri në shërbimi të shëndetit

Dibër, 8 qershor 2023 (MIA) - Epidemiologu i njohur dibran, Mentor Mela, i cili në dhjetor të vitit të kaluar ishte pensionuar, për kënaqësinë e banorëve të rajonit më të gjerë të Dibrës, përsëri është në shërbim të shëndetit të tyre. 

Mela është epidemiologu i vetëm në rajonin e komunave Dibër, Qendra Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë dhe shumë vite ishte udhëheqës i njësisë së punës së Dibrës në entin e shëndetit publik - Ohër. Merita e tij mes tjerash është zbulimi i rasteve të para me Kovid-19 në këtë rajon dhe në gjithë periudhën e pandemisë ishte i angazhuar në maksimum. 

"Në dhjetor të vitit të kaluar kam ushtruar të drejtën e pensionit, por ndihem i gatshëm të vazhdoj t'u shërbej banorëve të kësaj zone. Prandaj kam dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që të mund të vazhdoj punën time. Kam marrë përgjigje këto ditë se jam i angazhuar me kontratë dhe tashmë jam në shërbim të shëndetit të qytetarëve", deklaroi Mela për MIA-n.

Gjatë gjashtë muajve të kaluar banorët nga ky rajon ishin të detyruar që për shërbime të caktuara shëndetësore të shkojnë deri në Ohër, ku ka vetëm një epidemiolog ose në Shkup, sepse edhe Struga nuk ka kuadër të tillë. 

Banorët e këtij rajoni kanë hall edhe kur u duhet shërbim nga mjeku specialist për vesh, fyt, hundë, pasi otorinolaringologu i vetëm, Baki Halili ishte pensionuar dhe duhet për një shërbim të vogël të shkojnë në qytete të tjera. 

Halili, i cili shumë vite ishte edhe drejtor i Spitalit të Përgjithshëm me Veprimtari të Zgjeruar ndërsa kontrolle në vesh, fyt, hundë, u bënte banorëve nga tri komuna, për MIA-n konfirmoi se ka dorëzuar kërkesë dhe shpreson se së shpejti do të angazhohet. 

Edhe banaorët e kësaj zone shpresojnë se përgjigje pozitive ministria do të japë edhe për Halilin, me çka do të tejkalohen mundimet dhe shpenzimet shtesë për të cilat janë të detyruar tani. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR