• e mërkurë, 03 korrik 2024

Enrike: Shihet qartë se Mbape nuk do të jetë në PSZh-në në të ardhmen

Enrike: Shihet qartë se Mbape nuk do të jetë në PSZh-në në të ardhmen

Paris, 6 mars 2024 (MIA) - Trajneri i PSZh-së, Luis Enrike, i ka komentuar zërat për largimin e sulmuesit parisien, Kilian Mbape në fund të sezonit 2023/24.

"Shihet qartë se Kilian Mbape nuk do të jetë në PSZh-në në të ardhmen, pra duhet patjetër të testojmë taktika me lojtarë tjerë", e citon Enriken, gazetari Fabricio Romano.

Paraprakisht, u publikua se Mbape me siguri do të largohet nga PSZh-ja në fund të sezonit, kur t'i përfundojë kontrata me klubin. Pritet që ai të bëhet lojtar i Real Madridit.

Këtë sezon, Mbape luajti 34 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 34 gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Portali "Transfermarkt" sulmuesin 25 vjeçar e vlerëson 180 milionë euro. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR