• e mërkurë, 14 janar 2026

Enrike: PSZH ka luajtur në mënyrë briliante , ka bërë gjithçka siç duhet dhe meriton fitore

Enrike: PSZH ka luajtur në mënyrë briliante , ka bërë gjithçka siç duhet dhe meriton fitore

Paris, 13 janar 2026 (MIA) - Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike, reflektoi mbi humbjen (0:1) nga Parisi mbrëmë në finalen e tetë të Kupës së Francës.

"Mendoj se është mjaft e lehtë të analizosh lojën. Luajtëm një ndeshje të fortë. Luajtëm në mënyrë briliante, kemi bërë gjithçka siç duhet. Gjithsesi merituam të fitojmë. Por, ky është një sport ku golat vendosin gjithçka. Ata shënuan gol, ne jo. Ky është vetëm futboll. Megjithatë, jam shumë krenar për ekipin - si një tërësi ashtu edhe për secilin lojtar individualisht. Rezultati? Dhemb. Duket e padrejtë. por duhet ta gëlltisim. I dëshiroj Parisit shumë fat në të ardhmen. Sinqerisht, jam i lumtur nga ajo që pashë në fushë", tha trajneri spanjoll në konferencën për shtyp.

PSZH e fitoi Kupën e Francës në sezonet 2023/24 dhe 2024/25. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR