• e premte, 27 shtator 2024

Enrike për krahasimin e Barkollës me Mbapen: E kaluara më nuk më intereson

Enrike për krahasimin e Barkollës me Mbapen: E kaluara më nuk më intereson

Paris, 19 shtator 2024 (MIA) - Trajneri i Pari Sen Zhermenit, Luis Enrike, pas fitores së mbrëmshme ndaj Zhironës (1:0) në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së kampionëve, tha se është tejet i kënaqur nga performansa e lojtarëve të tij.

Në pyetjen nëse Bredli Barkolla mund ta zëvendësojë yllin e Real Madridit, i cili këtë verë kaloi nga klubi parisien, tha se sulmuesi i parisienëve është një lojtar me shumë cilësi.

"Shumë jam i kënaqur nga performansa e lojtarëve të mi, të cilët luftojnë deri në fund. Barkolla është fantastik. Para dy javëve edhe ju e keni lavdëruar. Ai nuk ka ndryshuar. Është i ri, ka shumë cilësi dhe dëshiron të përparojë. Kujdesem vetëm për momentin aktual, e kaluara nuk më intereson", tha Enrike.

Në xhiron e dytë PSZH-ja më 1 tetor luan si mysafir me Arsenalin, ndërsa Zhirona si mysafir do të përballet me Feenordin. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR