Enrike: Mendoj se rezultati i ndeshjes me Njukasëll është i padrejtë
- Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike ka dhënë mendimin e tij për humbjen nga Njukasëll (1:4) në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së kampionëve.
- Post By Fami Bajrami
- 11:13, 5 tetor, 2023

Njukasëll, 5 tetor 2023 (MIA) - Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike ka dhënë mendimin e tij për humbjen nga Njukasëll (1:4) në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së kampionëve.
"Filluam me një lojë të mirë, u përballëm me presionin e Njukasëll dhe Dembele pati një shans të vërtetë në debutimin e tij. Sinqerisht, mendoj se rezultati është i padrejtë, por dua të përgëzoj ekipin e Njukasëllit, i cili luajti shumë mirë”, e citoi Enriken pres-shërbimi i UEFA-s .
Pas fitores së mbrëmshme, Njukasëll zuri vendin e parë në Grupin F me 4 pikë. PSZH qëndroi në 3 pikë dhe zbriti në vendin e dytë, përpara Milanit me 2 dhe Borusia Dortmundit me 1 pikë të fituar. si/mb/
Foto: EPA