• e premte, 05 korrik 2024

Enrike: Me gjasë jemi adaptuar të luajmë pa Mbapen

Enrike: Me gjasë jemi adaptuar të luajmë pa Mbapen

Paris, 26 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike ka dhënë përshtypjet e tij nga ndeshja e xhiros së 23-të të Ligës 1 kundër Renes (1:1) në Francë.

“Me gjasë jemi adaptuar të luajmë pa Kilian Mbapen”, deklaroi Enrike në profilin e “Madrid Universal” në rrjetin social.

Sulmuesi i parisienëve, Mbape u fut në lojë si titullar, por më pas u zëvendësua në minutën e 65-të. Futbollisti luan për PSZH-në që nga gushti i vitit 2017.

Më 19 shkurt, Marka bëri të ditur se 25-vjeçari francez ka nënshkruar parakontratë me Real Madridin dhe do t'i bashkohet skuadrës spanjolle pasi t'i skadojë kontrata e tij me Pari Sen Zhermenin.

PSZH me 54 pikë është lider i tabelës së Ligës 1. Skuadra e Luis Enrikes nuk ka humbje tashmë 19 ndeshje me radhë në të gjitha garat. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR