• e martë, 24 dhjetor 2024

Ende vazhdon greva e punonjësve në Sekretariat dhe në njësitë profesionale të ASHAM

Ende vazhdon greva e punonjësve në Sekretariat dhe në njësitë profesionale të ASHAM

Shkup, 22 shkurt 2023 (MIA) - Organizata sindikale e ASHAM-it njofton se greva e punëtorëve në Sekretariat dhe në njësitë profesionale të ASHAM-it ende vazhdon dhe herë pas here do të ketë grevë edhe para objektit të ASHAM."Menaxhmenti i ASHAM-it deri më tani nuk ka ndërmarrë hapa konkretë dhe ka vazhduar me qëndrim injorant ndaj zgjidhjes së problemit të pagave ofenduese të ulëta përkundër premtimit për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kryesisë sëASHAM-it lidhur me këtë çështje. Theksojmë sërish se problemi me pagat e ulëta të padenja të këtyre punëtorëve nuk mund të zgjidhet pa ndryshime në Ligjin e ASHAM-it në rubrikën e pagave, thuhet në njoftimin e sotëm nga Organizata Sindikale ASHAM.

Nëse ky problem vazhdon të injorohet dhe menaxhmenti i ASHAM nuk ndërmerr hapat e duhur urgjentisht, organizata sindikale e ASHAM-it njofton se do të mbajë konferencë për shtyp në të cilën do të informojë më në detaje opinionin për arsyet e grevës dhe për pakënaqësitë shumëvjeçare të këtyre punonjësve, për të cilën gjë edhe me gojë edhe me shkrim janë njoftuar anëtarët e ASHAM-it.

Për herë të parë në ekzistencën 56-vjeçare të ASHAM, anëtarët e Organizatës Sindikale të Akademisë, ku bëjnë pjesë punonjës të Sekretariatit dhe njësive profesionale, dolën në grevë më 9 shkurt të këtij viti.

Foto:MIA arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR