• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ekstradohet Besim Krasniqi nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Ekstradohet Besim Krasniqi nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot nëpunësit policorë të Sektorit për bashkëpunim policor ndërkombëtar pranë MPB- së dhe Njësitit të policisë intervenuese pranë SPB Shkup kanë përfunduar procesin e ekstradimit të Besim Krasniqit (44) nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç theksojnë nga MPB, Krasniqi i cili është kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg për veprat penale: grabitje, vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe dënim për përgatitje të veprës penale terrorizëm.

Nga Ministria theksojnë se personi është dërguar në INP Burgu Idrizovë.

Gjykata Themelore në Ferizaj më 5 maj kumtoi se ka dënuar me 40 ditë paraburgim shtetasin e Maqedonisë i cili është arrestuar nga policia e Kosovës më 3 maj, në bazë të fletëarrestit ndërkombëtar të lëshuar me kërkesë të Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas kumtesës së Gjykatës në Ferizaj, kundër personit, të identifikuar me inicialet B.K, është iniciuar fletëarrest nga Interpoli, për shkak dyshimit se është autor i veprave penale "përgatitje të akteve terroriste dhe grabitje".

"Kundër të akuzuarit është shpallur fletëarrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesë nga 2 prilli i vitit 2005 dhe 9 maj të vitit 2008 nga shteti i Maqedonisë së Veriut. I akuzuari B.K dyshohet se ka kryer veprat penale në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe me 03.05.2024 është arrestuar nga Njësiti i Policisë intervenuese dhe Njësiti për luftë kundër narkotikëve në Ferizaj", thuhet në kumtesë.

Mediat e vendit lajmërojnë se bëhet fjalë për Agim Krasniqin, vëllai i tij Besim Krasniqi, Sehat Ramadani dhe Fadil Toçi të cilët janë arrestuar në Ferizaj. Për janë shpallur fletëarreste ndërkombëtare nga ana e policisë së Maqedonisë. Agim Krasniqi është në arrati nga shkurti i vitit 2020, kur nuk u kthye në burgun e Shtipit pas lirimit për fundjavë. Për vuajtjen e dënimit me burgu ka edhe 3 vjet e 3 muaj. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR