• e diel, 22 dhjetor 2024

Ekspozita "Rrëfime për Shkollën verore sipas arkitekturës në manastirin Shën Joakim Osogovski" është vendosur në Kabinetin e presidentit

Ekspozita

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Në Kabinetin e presidentit të Maqedonisë së Veriut prej sot është hapur ekspozita "Rrëfime për Shkollën verore sipas arkitekturës në manastirin Shën Joakim Osogovski 1992-2017", që u zgjodh përfaqësuese nacionale në Ekspozitën e 18-të internacionaëe të arkitekturës në Venecie, këtë vit.

Presidenti Stevo Pendarovski theksoi se me hapjen e ekspozitës para opinionit të vendit, kontribuojmë për promovim shtesë dhe afirmim të autorëve dhe artistëve kreativë të vendit, të cilët pa dyshim se e meritojnë.

"Me prezantim të përfaqësuesit tonë nacional të këtij viti në Venecie, besoj se në mënyrën më adekuate e përcjellim këtë vit, duke parë me optimizëm dhe besim më të madh drejt vitit tjetër, 2024. Kjo pasuri, kjo bukuri le të jetë investimi ynë për një kohë e cila, shpresojmë, do të jetë më e lumtur nga e sotmja", tha Pendarovski.

Sipas presdientit, pjesëmarrja në Bienalen arkitektonike të Venecies nënkupton angazhim serioz autorial dhe organizues.

Drejtoresha e Galerisë nacionale dhe kuratore e ekspozitës, Dita Starova Qerimi në fjalimi e vet theksoi se bazamenti i ekspozitës në Venecie do të përbëhej nga një tryezë e gjatë dhjetë metra, dy kamare në anët e saj dhe një sërë shkrimesh nga përvojat dhe kujtimet e nxënësve nga sesione të ndryshme të Shkollës verore.

Siç tha, përmes fotografive të ekspozuara prezantimi kishte për qëllim ta tregojë rrëfimin për krijimin dhe punën e Shkollës verore përmes kumtimeve dhe përjetimeve të pjesëmarrësve në të.

Minas Bakallçev, një nga autorët e ekspozitës tha se ekspozita rrëfen më shumë tregime të cilat ndahen, sendërtohen, zgjerohen dhe japin mundësi që arkitektura të kuptohet si një praktikë diskurzive.

Bartës i projektit është shoqata "Qyteti i bukur", kuratore e projektit është Galeria nacionale, ndërsa ngjarja mbahet nën patronatin e Ministrisë së Kulturës. ab/

Foto: МIА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR