• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eksporti i kompanive nga ZZHTI në prill 300 milionë euro

Eksporti i kompanive nga ZZHTI në prill 300 milionë euro

Shkup, 11 maj 2024 (MIA) - Kompanitë në Zonat zhvillimore teknologjiko-industriale (ZZHTI)  në prill të këtij viti kanë realizuar eksport prej 300 milionë euro që është për tetë për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muajt të vitit të kaluar dhe 21 për qind më shumë krahasuar me prillin e vitit 2022, kumtoi sot ZZHTI.

Analiza e rregullt e ZZHTI tregon se në katër muajt e parë të vitit eksportet nga zonat janë mbi një miliard edhe 120 milionë euro.

“Ka rritje të qëndrueshme të importeve, të cilat në prill janë 270 milionë euro, që është 10 për qind më e lartë se prilli i vitit 2023, pra nëntë për qind më i lartë krahasuar me muajin e katërt të vitit 2022. Deri në prill, importet totale arritën mbi një miliard euro. Për shkak të tendencave të tilla ekonomike, ka pasur një raport pozitiv të importeve dhe eksporteve që nga fillimi i vitit, njoftojnë nga TIRZ.

"Rritje stabile ka edhe te importi, i cili në prill është 270 milionë euro që është për 10 për qind më lartë se prilli i vitit 2023, përkatësisht për nëntë për qind më lartë krahasuar me muajin e katërt të vitit 2022. Deri në prill, importi total arriti mbi një miliard euro. Për shkak të lëvizjeve të tilla ekonomike, ka pasur edhe një raport pozitiv të importeve dhe eksporteve që nga fllimi i vitit", informojnë nga ZZHTI.

Shtojnë se vazhdon edhe trendi i rritjes së vendeve të punës i cili aktualisht është afër 18.100.

"Kjo është për tetë për qind më shumë në krahasim me prillin e vitit të kaluar, ndërsa 25 për qind më shumë krahasuar me muajin e katërt të vitit 2022. Në shtatë vitet e fundit, vetëm në ZZHTI janë krijuar afër 12.000 vende të reja pune krahasuar me gati 6.300 deri në vitin 2016. Paga mesatare bruto deri në mars ka kaluar 1100 euro", qëndron në kumtesën.

Ky trend i lëvizjeve ekonomike në zona, vlerësojnë nga ZZHTI, është veçanërisht pozitiv nëse merren parasysh trendeve negative në ekonominë evropiane, të cilat janë destinacionet kryesore të eksportit, si dhe fakti që njëra prej kompanive po kalon në një proces të ristrukturimit të pronësisë, që ndikon në shifrat e eksporteve dhe importeve, por pavarësisht kësaj, u regjistrua rritje. Pritet që pas përfundimit me sukses të këtij procesi, kompania të vazhdojë të kontribuojë si në periudhën e kaluar.

"Trendi pozitiv i rritjes pritet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme për shkak të rritjes së vëllimit të kontratave të lidhura për investime. Vetëm në tre vitet e fundit në ZZHTI janë lidhur kontrata me një volum total mbi një miliard euro, të cilat krijojnë mbi 10 mijë vende të reja pune, disa prej të cilave tashmë janë duke u realizuar", kumtojnë nga ZZHTI. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR