• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ekspertët: Shkupi duhet të përballet me problemin dhe përmes dialogut më të matur me Sofjen të vijë drejt zgjidhjes për zhbllokim të eurointegrimit

Ekspertët: Shkupi duhet të përballet me problemin dhe përmes dialogut më të matur me Sofjen të vijë drejt zgjidhjes për zhbllokim të eurointegrimit

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së nuk është befasi për ekspertët të cilët e ndjekin problematikën, por ajo që vendit duhet ta bëjë, thonë, është të përballet me problemin dhe përmes dialogut më të matur me vullnet të mirë me Sofjen të vihet deri te zgjidhja e cila do ta mundësojë vazhdimin e eurointegrimit.

Profesori Nenad Markoviq nga Katedra për shkenca politike pranë Fakultetit juridik "Justiniani i Parë" pranë USHCM konsideron se me vendimin në Bruksel për t'u dnarë Tirana nga Shkupi lidhur me procesin eurointegrues, vendi është sjellë në pozitë jomirënjohëse të një status-kuoje, nga e cila mund të dilet vetëm përmes përballjes me problemin dhe me atë rast tregoi për përvojën me emrin me Greqinë, si dhe për atë se rruga e procesit është projektuar në kornizën negociuese, e cila, thotë. nuk do të ndryshojë.

"Ndodhemi në një situatë mes asaj që nuk duam ta bljmë dhe asaj që duhet ta bëjmë dhe kjo nuk ëhera e parë për ne. Kështu që, sërish mund të zgjedhim dy drejtime të lëvizjes së politikës së jashme  - ose të zihemi ngushtë, t'i qetësojmë tonet me Bullgarinë dhe të provojmë të bisedojmë më racionalisht nga të dyja palët. Shohim se përgjigja nga ana tjetër sikur mezi të ishte pritur për të eskaluar gjërat. mendoj se ky ankand identiteti nga të dyja palët nuk do të japë kurfarë rezultati të madh, por vetëm e thellon konfliktin dhe nuk çon askund. Kjo do të thotë se Sofja mund t'i qetësojë tonet pak, por edhe ne dhe të provojmë të gjejmë ndonjë zgjidhje, ndërkaq e dyta, thjeshtë ta injorojmë problemin i cili me kohë, me siguri do të metastazojë dhe do të bëhet më i madh. Shpresuam me Greqinë se problemi do të pakësohet, pamë se koha nuk punon për ne. Mosni, me të vërtetë mos lejoni ta përsërisim gabimin e njejtë, koha nuk punon për ne në asnjë rast", thotë Markoviq në deklaratë për mediumet para panel diskutimit me temë "E ardhmja evropiane e rajonit dhe akterët e jashtëm shtetërorë" në Shkup.

Sipas tij, është mirë që Shqipëria i fillon negociatat, dhe nuk duhet të jemi ziliqarë apo provikues, por fqinjit t'i dëshirojmë rrugë të qetë dhe të lehtë, ta tërheqin edhe vendin në atë grup. Por, kjo, siç ceket, do të ndodhë vetëm pasi që do të përballemi me këtë problem, i cili është mjaft emcionues, ndërsa elitat politike nuk dëshirojnë të rrezikojnë, për shkak të çmimit të lartë, psoaçërisht nëse në fushatë kemi premtuar se nuk do ta bëni atë.

Konsideron se mund të vijë deri te qetësimi i tensioneve mes dy palëve, pas një periudhe të caktuar latente të armëpushimit prej dy deri tre muaj, kur përkohësisht do të ndërpritej komunikimi, të lejohet "të dyja palët të rregullohen", në mënyrë që më pas të fillojnë komunikim më racional. Ajo, shtoi ai, duhet t'u lihet atyre të cilët janë kompetentë për diplomacinë - minsitri i resorit, kryeminsitrit dhe shefes së shtetit, ndërsa në atë periudhë do të ndërtohej edhe konsensusi i brendshëm politik.

"Asnjë karrierë politike nuk zgjatë prëgjithshmonë, rrezikojmë që të marrim diçka në fund, dhe jo pa atë të konstatojmë se deri ku mund të shkojnë gjërat. Unë e kuptoj frikën edhe të LSD-së, edhe të VMRO-DPMNE-së, edhe të BDI-së,të VLEN-it, të të gjitha partive. Problemi nuk është me pakicën bullgare por që, nëse krijohen kërkesa konsekuente pas asaj. Dhe nëse ju lëshoni pe për një gjë, dhe menjëherë merrni kërkesë tjetër, rejtingu juaj politik me siguri është shkatërruar gjatë natës. Kjo i ndodhi qeverisë së kaluar, dhe kjo me siguri nuk dëshiron që këtë ta përsërisë, dhe kjo është ajo që na hendikepon, por rreziku do të duhet të ndërmerret dhe të bëjmë ndonjë strategji se ku më tutje", thotë markoviq duke cekur se askush as nga komuniteti ndërkombëtar, nuk mund të na garantojë se nuk do të ketë kërkesa të reja.

Ana Kërstinovska nga Shoqata për zhvillim të strategjive, hulumtim, edukim dhe promovim të vlerave ndërkombëatre - ESTIMA, ndërkaq, konsideron se ndarja m,es vendit tonë dhe Shqipërisë ishte e ditur tashmë disa javë dhe nuk është befasi, për ata të cilët gjatë ditës i ndjekin këto procese, por thotë se kjo nuk duhet të ndikojë për rritje të euroskepticizmit në shtet.

"Sinqerisht nuk mendoj se këtë duhet ta kuptojmë si fund të botës, dhe të lejojmë të ndikojë ndaj ngritjes së euroskepticizmit, sepse Shqipëria tani i fillon negociatat. Shohim se shtete të cilat i kanë filluar negociatat para më shumë se 10 viteve si Serbia dhe Mali i Zi ende janë larg asaj për t'u bërë shtete anëtare të BE-së. Kjo do të thotë se nëse ekziston vullnet i mirë edhe në Shkup edhe në Sofje për t'u bërë disa hapa urgjente vendimtrare, të vendosen sërish marrëdhëniet e mira, të tejkalohen çështjet e hapura, ne mund ta kompensojmë këtë ngecje, teorikisht që do ta kemi parasyhs Shqipërinë formalisht, dhe me përshpejtimin e harmonizmit me AKI-në evropiane ta kapim hapin madje edhe të përparojmë më shpejtë se disa shtete të cilat negociatat inkuadruese i filluan më herët se ne", thotë Kërstinovska.

Përfaqësuesi zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer, Daniel Braun gjithashtu thekson se ndarja e dy vendeve në rrugën drejt BE-së, nuk është befasi, duke pasur parasysh se para shtetit, në tyrezë janë disa gjëra të caktuara si ndryshimet kushtetuese të cialt duhet të zbatohen dhe i kupton, siç thotë, frustrimet tek qytetarët nga një vendim i tillë. Megjithatë, shton se nuk duhet të pritet se BE-ja mund të japë garanca me shkrim se në të ardhmen nuk do të ketë kërkesa të reja nga kushdo qoftë tjetër BE-parlament.

"Ne mund të presim se BE-ja do të mund të bëjë çfarëdo lloj adaprimesh apo dokument në mënyrë që të parandalohet ndikimi i mëtutjeshëm që e ka Bullgaria. Në tëa rdhmen Maqedonia mund të ndërmarrë nisma në mëynrë që të rergullohen disa aspekte të caktuara lidhur me gjuhën dhe historinë, por megjithatë nuk ekziston mundësia që të garantohet çfarëdo qoftë nga BE-ja lidhur me pranimin", thotë Braun.

Përfaqësuesi nga Qendra për Studime evropiane "Villfrid Marten", Gavin Sinot, vlerëson se eurointegrimi është kyç për forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajojn, edhe si institucion edhe si EPP, konsiderojnë se dinamika e integrimit do të varet nga Komisioni i ri evropian i cili së shpejti duhet të formohet.

Temë e panel diskutimit të organizuar në kuadër të hapjes zyrtare të Shkollës rajonale për siguri 2024, të cilën KAS dhe Fakulteti filozofik-Shkup, e organizojnë me mbështetje të fondacionit simotër Villfrid Martens - Qendra për Studime evropiane nga Brukseli është të nxitet dialogu për çështje të sigurisë për rajonin dhe më gjerë.

Nisma ka për qëllim të nxitet bashkëpunimi dhe miqësia mes vendeve të rajonit, duke ofruar platformë e cila në një vend bashkon studentë dhe profesionistë të rinj, si dhe ekspertë dhe prëfaqësues nga sfera akademike nga tre vende fqinje, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Serbia, me qëllim të diskutimit dhe këmbimit të përvojave në tema të cilat janë të interesit të përbashkët, siç janë çështjet për sfidat rajonale të sigurisë dhe bashkëpunimi rajonal në këtë fushë. ab/

Foto: МIА/prinstskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR