• e premte, 05 dhjetor 2025

Ekslipsi i plotë i Hënës mund të shihet edhe nga sheshi "Maqedonia"

Ekslipsi i plotë i Hënës mund të shihet edhe nga sheshi

Shkup, 7 shtator 2025 (MIA) - Eklipsi i plotë i Hënës që duhet të ndodhë sonte, mund të shikohet nga sheshi "Maqedonia". Nga Shoqata astronomike e Shkupit paralajmërojnë se do të vendosin dy teleskopë.

"Fenomeni i rrallë - eklipsi i plotë i Hënës, do të mund të vëzhgohet edhe nga vendi ynë. Kuptohet, kjo mund të shihet vetëm nëse moti është i kthjellët dhe pa shumë re. Shikuar nga Shkupi, nuk do të shikohet eklipsi në tërësi, por pjesa e tij e dytë", thonë nga Shoqata.

"Hëna do të lindë mbi horizontin lindor tashmë pjesërisht e eklipsuar, por jo tërësisht. Shoqata astronomike e Shkupit do të vendosë dy teleskopë në sheshin 'Maqedonia', në qendër të qytetit. Rreth orës 19 presim lindjen e Hënë[s gjysmë të eklipsuar, e cila me kalimin e kohës do të bëhet gjithnjë e më e errët dhe do të marrë ngjyrë të kuqërremtë", sqarojnë nga Shoqata astronomike. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR