Ekipi i Guardiolës po shpërbëhet, largohet edhe një lojtar
- Nga skuadra kampione e Mançester Siti edhe një lojtar tjetër bëri transferim në Stamboll, Turqi. Ilkay Gundogan (34 vjeç) është lojtari i ri i Galatasaraj. Lojtari me përvojë do të jetë një përforcim i madh për "Galatan".
- Post By Qefsere Abduli
- 21:46, 2 shtator, 2025
Stamboll, 2 shtaror 2025 (MIA) - Nga skuadra kampione e Mançester Siti edhe një lojtar tjetër bëri transferim në Stamboll, Turqi. Ilkay Gundogan (34 vjeç) është lojtari i ri i Galatasaraj. Lojtari me përvojë do të jetë një përforcim i madh për "Galatan".
Para disa ditësh, nga rradhët e "qytetarëve" u largua edhe portieri Ederson, i cili nënshkroi me Fenerbahçen.
Gundogan ishte një nga lojtarët më të dashur për menaxherin Pep Guardiola, ndërsa që kur u largua në Barcelonë pas një viti u kthye në "Etihad".
Gundogan, pasi kaloi ekzaminimet mjekësore, karrierën do ta vazhdojë në radhët e kampionëve të Turqisë, ndërsa ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me mundësinë për ta zgjatur edhe për një vit tjetër. Arritja e tij u prit me entuziazëm nga një armatë e madhe tifozësh të Galatasaraj. qa/
Foto: EPA