• e diel, 18 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Egjipti dhe Katari me propozim të ri paqësor për Rripin e Gazës

Egjipti dhe Katari me propozim të ri paqësor për Rripin e Gazës

Kajro, 22 prill 2025 (MIA) - Egjipti dhe Katari, ndërmjetësues në negociatat për marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit dhe lirim të pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit, paraqitën propozim të ri i cili përfshin armëpushim disavjeçar, tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza dhe këmbim të pengjeve për të burgosurit, transmetuan sot mediumet britanike duke iu referuar një burimi anonim nga kryesia palestineze.

Siç lajmëroi Bi-Bi-Si, propozimi përfshin armëpushim prej pesë deri shtatë vite, fund formal të luftës, tërheqje të plotë të armatës izraelite (IDF) nga Gaza dhe lirim të "të gjitha pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite", transmeton Tajms of Izrael.

Në raport nuk ceket nëse do të lirohen edhe pengjet e tjera jo-izraelite, një tajlandez dhe një shtetas të Nepalit për të cilët besohet se janë gjallë, dhe nëse do të dorëzihen trupat e dy tajlandezëve dhe një shtetasi të Tanzanisë.

Burimi palestinez thekson se Hamasi ka shprehur gatishmëri t'ia lërë kontrollin e Rripit të Gazës cilit do entitet palestinez -Administratës palestineze apo ndonjë trupi tjetër administrativ.

Një funksionar anonim palestinez konfirmoi për Tajms of Izrael se përpjekjet ndërmjetësuese janë serioze dhe se gruoi militant palestinez ka treguar "fleksibilitet të paparë".

Bi-Bi-Si thekson se Izraeli nuk e ka komentuar planin dhe se delegacioni i lartë i Hamasit do të udhëtojë drejt Kajros për konsultime. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR